Kryeministri Ramush Haradinaj ka kryer një vizitë dyditore në Vatikan ku është pritur nga Papa Françesku. Ai i ka bërë një letër kërkesë si dhuratë nga populli i Kosovës ku i kërkon që të njohë shtetin e Kosovës dhe të kujdeset për të.

Gjatë takimit me Papa Françeskun ,Kryministri haradinaj ka biseduar në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë dhe i ka theksuar faktin që Kosova njihet si një shtete me tolerancë fetare dhe bashkëjetesë mes popujve.

Ai është shprehur se ka qenë një nder shumë i madh për të dhe i ka përcjellë Atit të Shenjtë dëshirat e mira të popullit të tij dhe është mirënjohës për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.


(Kryeministri i Kosovës dhe Papa Françesku)

Haradinaj i ka bërë një dhuratë tepër të veçantë Papës një letër ku i ka kërkuar që ta pranojë shtetin e Kosovës dhe ta mbështesë popullin e tij. Takimi u mbajt në rezidencën e Papa Françeskut në kuadër të bashkëpunimit dhe pranimit të pavarsisë së Kosovës.