TIRANE - Braktisja e emigrantëve shqiptarë është një tjetër nga dështimet e turpshme të Sali Berishës në 8 vjet, tha sot nga selia e PS, Milena Harito, anëtare e grupit të punës për programin. "Edhe pse emigrantët përfaqësojnë së paku ¼ e qytetarëve të Shqipërisë dhe kanë dhënë një kontribut shumë herë më të madh se ai i vetë qeverisë në zhvillimin e vendit, Sali Berisha nuk ka bërë absolutisht asgjë për të adresuar çështjet që i shqetësojnë, apo qoftë edhe për t’u treguar se shteti shqiptar i konsideron ende emigrantët si qytetarë të këtij vendi", - tha ajo.
"Pas 84 ditësh, kur Saliu të humbasë zgjedhjet në 23 qershor, ne do të hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet e shtetit shqiptar me emigrantët shqiptarë. Ne do t’u japim atyre të drejtën të votojnë, do të negociojmë në mënyrë prioritare një marrëveshje për pensionet me Italinë e Greqinë, do të kalojmë menaxhimin e konsullatave në duart të përfaqësuesve të emgracionit dhe do të krijojmë paketa fianciare lehtësuese për ata emigrantë qe dëshirojnë të kthehen e të investojnë në Shqipëri",- përfundoi Harito.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com