TIRANE - Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, ka oraganizuar një Workshop me të rinjtë e OpenLabs, për të krijuar artikuj sa më cilësore për të pasuruar shërbimet publike dhe Wikipedian Shqiptare.

E pranishme në këtë takim ishte edhe minitrja Milena Harito e cila kërkoi bashkëpunimin e të rinjve për të përdorur dijet e tyre inovative në shërbimet publike, sepse në sportelet shtetërore këto shërbime lënë shumë për të dëshiruar. 

"Ju jeni të rinj dhe ndoshta nuk keni familje në ngarkim dhe nuk keni raste të haseni me shërbimet publike me çertifikata, me pagesat dhe shumë shërbime që merren me shërbimet e shtetit por këto shërbime sot për fat të keq nuk janë në nivelin e duhur dhe për këtë arsye jemi duke bër një reformë teresore të tyre." tha Harito

Në fund të takimit ministrja Harito i kërkoi të rinjve të informatikës, ta pasaurojnë sa më shumë Wikipedia Shqiptare për të hedhur aty cdo informacion që ka lidhje me vendin tonë. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)