TIRANË - Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, pikërisht ajo që lidhet drejtpërdrejt me statusin dhe ligjin e "Nëpunësit Civil", Milena Harito, ka qenë e ftuar në "Tête à tête" në 'A1 Report" për të dhënë shpjegime mbi punësimet apo pezullimet nga puna në administratën publike këto kohë.
E intervistuar nga gazetarja, Mirjeta Ngjela, Harito ka theksuar se pretendimet e opozitës për shtyrjen e ligjit janë qesharake dhe për këtë ka fajësuar edhe qeverinë e mëparshme he ka shpjeguar 3 arsyet.
Harito ka shpjeguar raportet me militantët e PS për sa i përket punësimeve, me administratën aktuale dhe me aplikuesit me CV online.
Pse u shty ligji për "Nëpunësin Civil"?
Deri në 3 maj nuk u miratua asnjë akt nënëligjor për të. E ç’do bënim ne me këtë ligj? Gjëja e parë që bëra në zyrë ishte: kërkova ndihmën e Sigmës. Pasi ishte e pamundur të hynte në funksioni ligji i “Nëpunësit Civil” pa akte nënligjore. Ekspertët na thanë që duhen gjashtë muaj në mënyrë që të kishim kohë.
Ka opinione që thonë se kjo kohë duhet në mënyrë që ju të bëni gjithçka doni me administratën?
Ka shumë gjëra qesharake. Qeveria që kaloi ka punuar 8 vjet me këtë ligj. Nëse ky ligj ishte kaq i keq ajo kishte kohë ta adaptonte, ta ndryshonte. Tani që vijmë ne alarmohet. Edhe ligji aktual është ligj i mirë, e mbron goxha administratën, por ka nevojë për përmirësime, sigurisht. Së dyti, qeveria është vetë fajtore, që s’ka bërë aktet nënligjore. Gjithë verën ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka s’bëri asgjë. Nëse e kishin kaq problem, duhet ta kishin bërë. Gjëja e tretë qesharake: nëse s’do kishim bërë këtë shtyrje, administrata do ishte më pak e mbrojtur, se s’do zbatohej as ligji i ri, as ligji i vjetër gjithashtu.
Si do t'i punësoni njerëzit ju?
Ne do aplikojmë konkurset të hapura, të cilat zgjasin 45 ditë nga hapja e konkursit deri kur fillon punë. Për gjithë nëpunësit civilë kështu. Duam të ndryshojmë sistemin, se njerëzit sillen në të njëjtën mënyrë, por sistemi bën ndryshimin. Do ketë konkurse kur hapet një pozicion i lirë. Për shembull, u hapën dy vende pune për teknikë informatike. Për këtë u panë CV e aplikuara online, u filtruan njerëz të fushës, u lajmëruan 500 vetë dhe 50 vendosën të përgjigjen. CV u filtruan përsëri. Duke pasur shumë kandidatë përzgjedhja bëhet më e mirë. Çdo njeri që do të verifikojë sa të ndershme janë konkurset tona, le të vijë në konkurs. Nëse shikon shkelje që ka fituar dikush pa merita, le ta ngrërë këtë problem.
Po ndodh që po punësohen pa merituar?
Pritshmëria është shumë e madhe, se ka shumë të papunë, që duan të punojnë në shtet. Të gjithëve u kemi dhënë të njëjtën përgjigje: të vijnë të konkurrojnë sipas meritave. Edhe kur dalin jashtë Shqipërisë i përshtaten këtij sistemi dhe s’kemi pse mos ta bëjmë edhe në Shqipëri.
Militantët do kenë hatërmbetje?
Nëse sistemi është i drejtë, njerëzit do ta kuptojnë, që një sistem i drejtë u shërben të gjithëve. Shpresojmë që po bëjmë gjënë e duhur.
Ka qarkulluar ideja se aktet nënligjore të ligjit për Nëpunësin Civil s’janë të domosdoshme. Sa mundësi kanë të mbrohen nëpunësit aktualë, ndërkohë që ankthi i pushimit nga puna është i madh?
Ankthi është krejtësisht i pajusitifikuar. Çdo njeri që e ka marrë punën me meritë s’ka pse të ketë ankth. Ne kemi gjetur nëpunës me kontrata të përkohshme, ku nuk është respektuar ligji, pasi duhen konkurse për të merituar ato vende. Vetëm në tatime ishin 200 me kontrata të përkohshme dhe qëndroninaty pa konkurse. Duam të ndryshojmë administratën se, për shembull, termi doganier nuk gëzon respekt nga shoqëria. Të ketë nëpunës që kanë dëshirë për karrierë afatgjatë, të testohen, provohen sipas ligjit, mos ndryshohen se ndërroi qeveria. Ka një vit provë, nëse i përmbushin kushtet, janë në shërbim të qytetarëve, që nuk shkojnë për të marrë një rrogë dhe do mbahen më të mirët, siç bëhet te privati.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com