TIRANE - Ministrja e inovacionit ka thënë se tashmë teknologjia e re është një mundësi shume e mirë lehtësimi për të gjityha bizneset.

E pranishme në konferencën e 6 ndërkombëtare me temë “Sistemet informatike dhe teknologjia inovative: përfshirë zgjidhjet moderne për biznesin”, e organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, ministrja Milena Harito theksoi rëndësinë e teknologjisë në ditët e sotme dhe vëmendjen që qeveria i ka kushtuar asaj.

Sipas ministres gjatë qeverisjes së Ramës është trefishuar fondi që jepet për teknologjinë e informacionit.
 
Konferenca e 6 ndërkomëtare u organizua në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Universitetin për Biznes dhe Teknologji të Kosovës.

Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule në fjalën e tij tha se në degën e teknologjisë së informacionit hapen dy mastera të rinj falë një bashkëpunimi me Universitetin e suedisë dhe atë të Italisë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)