Mamaja e tyre është një nga stilistet më të mira dhe më të famshme në botë, kështu që nuk ka sesi të ndodhë ndryshe përveçse fëmijët e familjes Beckham të konsiderohen plot stil.

Së fundmi është publikuar lista e fëmijëve që vishen më bukur në botë, ku mes tyre është sigurisht edhe vogëlushja e Victoria dhe David Beckham, Harper.

Ajo është shpallur fëmija ëm me stil në botë.

harper beckham

Vogëlushja bukuroshe ndiqet në listë nga vëllai i saj 15 vjeçar Brooklyn dhe më pas nga 11 vjeçari Romeo.

Fëmija i tretë i familjes Beckham, Cruz ka marë vendin e gjashtë në listë.

harper beckham

Harper mund të jetë vetëm dy vjeçe por ajo ka një garderobë të pasur me veshje të ideuara nga stilistët më të njohur.

Që kuir ishte 18 muajshe ajo u fotografua me një palë këpucë të cilat kushtonin 1500 paund.

Në vendin e katërt është renditur Suri, vazja e Tom Cruise dhe Katie Holmes.

Në top 10-she bëjnë pjesë edhe vazja e Mylenne Class, Ava, vajza e Beyonce, Blue Ivy si dhe fëmijët e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Maddox dhe Shiloh.
 
Ja dhe lista e plotë:
Harper Beckham
Brooklyn Beckham
Romeo Beckham
Suri Cruise
Willow Smith
Cruz Beckham
Ava Klass
Maddox Jolie Pitt
Blue Ivy Carter
Shiloh Jolie Pitt

(b.t/shqiptarja.com)