Harris fushatë në Pensilvani me mbështetësit republikanë, Trump kërkon votën e latino-amerikanëve

Harris fushatë në Pensilvani me mbështetësit republikanë, Trump kërkon votën e latino-amerikanëve

Kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris bën fushatë të mërkurën për herë të dytë këtë javë në Pensilvani, një nga shtetet që pritet të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale për president. Kësaj radhe, zonja Harris do të mbajë një tubim me një grup republikanësh që po e mbështesin atë kundër kandidatit të partisë së tyre, Donald Trump.

Ndërkohë, ish-Presidenti Trump vazhdon përpjekjet e tij për të bërë për vete votuesit hispanikë gjatë një aktiviteti që organizohet nga rrjeti më i madh televiziv në gjuhën spanjolle në Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa kanë mbetur edhe tre javë deri në ditën e zgjedhjeve, zonja Harris do të bëjë fushatë në qarkun Bucks të Pensilvanisë, një zonë që ka shumë votues, në periferi të Filadelfisë. Presidenti Joe Biden e fitoi këtë qark, me një avantazh të ngushtë, në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Fjalimi i Nënpresidentes Harris gjatë tubimit në Pensilvani pritet ta vërë theksin tek rëndësia e respektimit të Kushtetutës. Ajo do të shoqërohet nga ish-ligjvënësi republikan, Adam Kinzinger dhe zyrtarë të tjerë të Partisë Republikane. Ata e kundërshtojnë kandidaturën e zotit Trump pasi thonë se ai është një kërcënim për demokracinë amerikane për shkak se refuzon të respektojë normat zgjedhore të vendit dhe për shkak të mbështetjes për individët që sulmuan Kapitolin më 6 janar të vitit 2021.

Ish-Presidenti Trump dhe Nënpresidentja Harris bënë fushatë në të njëjtën kohë në Pensilvani të hënën. Kandidati republikan ishte në Oaks, ndërsa zonja Harris ishte në anën tjetër të shtetit, në qarkun Erie. Ky qark kishte një nga rezultatet më të ngushta në Pensilvani gjatë dy garave të fundit presidenciale.

Rruga më e lehtë për zonjën Harris për të siguruar Shtëpinë e Bardhë, është duke fituar në tre shtetet e pavendosura në veri të Shteteve të Bashkuara: Miçigan, Pensilvani dhe Viskonsin. Zonja Harris mbajti një tubim zgjedhor në Detroit, në Miçigan të martën dhe do të udhëtojë në tre qytete të Viskonsinit të enjten.

Zonja Harris gjithashtu pritet të japë një intervistë për rrjetin ‘Fox Neës’ të mërkurën.

Ish-Presidenti Trump do të marrë pjesë në një diskutim që do të transmetohet në rrjetin në gjuhën spanjolle ‘Univision’, si pjesë e përpjekjeve të tij për të siguruar votat e komunitetit latino-amerikanë. Të shtunën, ish Presidenti Trump mori pjesë në një tubim në Las Vegas, ku mbajti fjalim para pronarëve të bizneseve nga komuniteti hispanik, në shtetin vendimtar të Nevadës.

Biseda në rrjetin ‘Univision’ do të regjistrohet në Miami të Floridas dhe planifikohet të transmetohet të mërkurën në mbrëmje. Emigracioni luan rol të rëndësishëm për ekipin e fushatës zgjedhore të zotit Trump. Ai shpreson tek rritja e mbështetjes së votuesve hispanikë në përpjekjet për t'u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, edhe pse ofron një vizion të zymtë për imigracionin. Ai më parë ka thënë se emigrantët po “helmojnë gjakun” e kombit amerikan dhe se fluksi i fundit i emigrantëve të paligjshëm në kufirin SHBA-Meksikë përbën një “pushtim”.

Nënpresidentja Kamala Harris mori pjesë në një ngjarje të ngjashme të organizuar nga rrjeti “Univision” në Las Vegas, javën e kaluar./VOA

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!