‘Harrohet’ Beleri, në Tiranë mblidhen biznesmenë shqiptarë e grekë! Ambasadorja greke: Vendi i shqiptarëve në BE, sipërmarrja helene të investojë këtu

‘Harrohet’ Beleri, në Tiranë mblidhen biznesmenë shqiptarë e grekë! Ambasadorja greke: Vendi i shqiptarëve në BE, sipërmarrja helene të investojë këtu

Forumi i biznesit Shqipëri-Greqi

Pas dy vitesh në një marrëdhënie të ‘ngrirë’ sipërmarrjet shqiptare dhe ato greke, u bënë bashkë në Tiranë, në forumin e Biznesit Shqipëri – Greqi. Tensionet politike mes shteteve duket se i përkasin të shkuarës, ndërsa paralajmërimet e qeverisë greke për ‘pengim’ të integrimit të Shqipërisë janë kthyer në përkrahje për avancim sa më të shpejtë drejt familjes evropiane.

Ambasadorja greke në Shqipëri Konstantina Kamitsi fton sipërmarrjet greke të investojnë në Shqipëri në sektorë të ndryshëm.

“Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian përbëjnë një synim strategjik për vendin fqinj, dhe hapen perspektiva mundësi të reja investimi për bizneset greke. Biznesmenë të shquar grek që përfaqësojnë sektorë me mundësi shumë të larta bashkëpunimi, si energjia, materialet e ndërtimit, agro-turizmi, industria farmaceutike teknologjia dhe ndërtimi”, tha Ambasadorja Greke në Shqipëri, Konstantina Kamitsi.

E pranishme në forum ambasadorja Shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, tha se bashkëpunimi mes shteteve ka vend për tu rritur, ndërsa marrëdhëniet e mira reflektohen edhe në vlerën e shkëmbimeve tregtare.

“Shkëmbimet tona tregtare kanë arritur mbi 800 milionë euro duke reflektuar një klimë bashkëpunimi të qëndrueshme dhe potencial të vazhdueshëm për zhvillimin e mëtejshëm”, tha Ambasadorja Shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga.

Si një nga partnerët kryesor tregtar të Shqipërisë, sipërmarrja greke kërkon të ketë më shumë prezencë në tregun shqiptar e kryesisht në ndërtim, energji, turizëm dhe industrinë ushqimore.

“Greqia zë vendin e tretë në importet e Shqipërisë, me rritje të eksporteve greke drejt Shqipërisë me 60% gjatë 5 viteve të fundit. Shqipëria ka potencial në sektorë si ushqimi dhe pijet, ndërtimi, turizmi, fusha në të cilat bizneset greke kanë eksperiencë të lartë. Mundësi të jashtëzakonshme ekzistojnë gjithashtu në sektorë si farmaceutika, materialet e ndërtimit dhe energjia.  Një fushë me rëndësi dhe e spikatur për rritjen ekonomike janë startup-et dhe sipërmarrjet inovative”, u shpreh Sofia Efraimoglou Kounenaki, Presidente e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Greqi. 

Ndërsa kreu i dhomës së Tregtisë në Tiranë, Nikolin Jaka tha se është momenti që sipërmarrja greke ta vlerësojë seriozisht partneritetin me biznesin shqiptar.

“Shikojeni sipërmarrjen shqiptare si një partner të shëndetshëm, i besueshëm dhe i sigurt për bashkëpunim dhe për kontrata të përbashkëta bashkëpunimi”, u shpreh Nikolin Jaka kryetar i Dhomës së Tregtisë në Tiranë.

I pranishëm në forum Ministri i Ekonomisë, ftesën drejtuar sipërmarrjes greke e kishte për të lidhur kontrata për të ngritur biznesin e tyre në Zonën e Lirë Ekonomike ‘TEDA Tirana’.

“Zona ekonomike e Tiranës është një tjetër mundësi investimi, me lehtësi fiskale, dhe do të sillte më shumë punësim cilësor, biznese dhe projekte novatore me paga të larta dhe cilësi të lartë prodhimi”, theksoi ministri Blendi Gonxhja.

Forumi i biznesit Shqipëri-Greqi u organizua nga dhomat e tregtisë të dy shteteve. Po gjatë ditës së sotme delegacioni grek i kryesuar nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme për Diplomacinë Ekonomike në Greqi, Z. Kostantinos Fragkogiannis, është takuar me ministrin e Ekonomisë Blendi Gonxhja për të diskutuar mbi bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve.

“Fokus të rëndësishëm gjatë takimit ishin diskutimet për zhvillimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi në kuadër të krijimit të mundësive të bashkëpunimit që përfshin ekonominë e gjelbër, tregtinë, zhvillimin e investimeve, politikat e nxitjes së biznesit, infrastrukturën, arsimin dhe kulturën. Mbetemi të gatshëm për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, të nxitur nga ambiciet e përbashkëta, respekti reciprok dhe angazhimi për të punuar së bashku për të mirën e të dy kombeve”, shkroi ministi Gonxhja në rrjetet sociale.

E.Gj/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Noc Rroku: 01/11/2024 12:17

    Duke qënë se Vrromo ipiretët, janë të vetmet që ju dhanë pronën e Shqiptarëve dhe Shqiptarët 3 milion i interrnuan... Tani gëërrrrkët e kanë rrugën të hapur të bëjnë si tu ngrefet në kotecin tonë ...

    Përgjigju
  • Gur Vendi: 01/11/2024 07:06

    Sektorët në fjalë që mund të investojnë fqinjët tanë greke janë të përparuara në cilësinë e tyre dhe shumë të sigurta.Ndaj duhet sa më shpejt të gjeni mundësinë e këtij projekti.Urime!

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 01/11/2024 07:06

    Asnje investies grek ne ShqiperiMe se pari Greqia:- te shkrije organizaten Vorio- Epirit dhe me ligje te deklaroje se nuk Ka asnje pretendime territoriale ndaj Shqiperise.-Te terheqe menjehere varrezat e ushtareve greke nga territori shqiptar.- me ligje te heqje ligjin e luftes me Shqiperine.Pa keto tre kushte nuk Ka vend asnje investim grek.Ambasadorja te mbajne vendin qe i takon dhe Jo te beje tutoren e shqiperise

    Përgjigju
  • Po mër po: 31/10/2024 17:49

    Po sipërmarrja shqiptare pse nuk lejohet në Grqi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Antonio Conte e dëshiron Ardian Ismajlin në janar, Empoli bën lëvizjen e papritur

Antonio Conte e dëshiron Ardian Ismajlin në janar, Empoli bën lëvizjen e papritur