Harrojeni deputeten e 'kërpëratave', videoja epike e Xhelal Mziut që nuk di të lexojë, deputeti i ri i PD-së me titullin 'Doktor' dhe krahu i djathtë i Bashës

Harrojeni Majlinda Halilajn, e njohur ndryshe si deputetja e 'kërpëratave', simbol i mediokritetit dhe analfabetizmit të një pjese ligjvënësish të Parlamentit aktual, 'cilësi' këto të demostruara gjatë një fjalimi plot gafa për ligjin e korporatave. Halilaj, e cila zëvëndësoi Lulzim Bashën në Kuvend, duke se do të ketë një pasues të denjë në Kuvendin e ri që do të konstituohet në shtator. Dhe jo një pasues dosido, por me titullin 'Doktor'. Ai është Xhelal Mziu, krahu i djathtë i Lulzim Bashës, deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës.

Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, mbajtur një javë më parë, Xhelal Mziu lexoi një fjalim, duke bërë disa gafa në harkun kohor të disa sekondave. Fjalimi i Mziu, i ngjashëm me atë të deputetes së 'kërpëratave', shkaktoi të qeshura në radhët e delegatëve. Përpos përmbajtjes me natyrë komike të fjalimit, në video Mziu duket qartë se ka vështirësi të theksuara në leximin e gjuhës shqipe. 

Por, ndryshe nga disa deputetë aktualë që do mbahen mend vetëm për gafat dhe nivelin e mjerueshëm kulturorë, Xhelal Mziu mban edhe titullin 'Doktor'. Në vjeshtën e vitit 2013, Universiteti Bujqësor në Kamëz i ka dhënë Xhelal Mziut titullin 'Doktor'. Këtë gradë Mziu e ka marrë pasi Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit shqyrtoi disertacionin me temë “Vlerësimi i leverdishmërisë ekonomike financiare për realizimin dhe administrimin e investimeve publike, studim rasti”, në fushën Ekonomi dhe Agrobiznes, profili Financë-Kontabilitet”. Vetë Mziu shkruante në Facebook se "Mes shumë kualifikimesh, titujsh e nderimesh brenda dhe jashtë Shqipërisë, kryetarit të Bashkisë Kamëz, zotit Xhelal Mziu, i shtohet edhe një titull mjaft i rëndësishëm shkencor, pikërisht grada “Doktor"". 

Diploma

Deri kur mori gradën, Mziu kishte krijuar një tjetër imazh, pas publikimit nga ana e tij të një fotoje, ku shfaqej duke i rënë daulles dhe me një karmonedhë në ballë. 

Gjatë tre mandateve në krye të Bashkisë së Kamzës, Mziu krijoi një rrjet klientelist, ku tenderat qarkulloheshin në të njëjtat duar.
Në fund të vitit 2013, Mziu u arrestua për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Prokuroria kërkoi 3 vite burg, por Mziu arriti t’i shpëtonte dënimit në Apel, një vendim ky shumëdiskutuar dhe i dyshimtë. 

Xhelal Mizu është edhe një ndër protagonistët e dosjes së bujshme 184, e cila u ndërtua nga disa prokurorë me lidhje të shumëfishta me PD-në, për goditjen e mazhorancës dhe për t’i krijuar një kauzë opozitës. Xhelal Mziu, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Kamzës, kishte mobilizuar autobusët për të dërguar votues nga Kamza, me qëllim për të votuar për kandidatin e PD-së.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TuQia: 25/07/2021 00:29

    Gabeli Turqis mbetja e Turkmenistanit po ti shikosh me vëmendje jan njesoj si ata te njejten fytyr te njejten tradit, akoma me sofer edhe nuk perdorin lug dhe piru, njerez qe nuk I hyjne ne pune as dreqit, me leht e kan te flasin maqedonisht se sa shqip ,fara anadollit

    Përgjigju
  • xhelhale miu: 24/07/2021 22:18

    Ky eshte simboli i pd dhe e ardhmja e pd, ky perfaqeson dhe paraqet me se miri gjendjen e pd nga 1994 e ketej. Doktori

    Përgjigju
  • Sajmir: 24/07/2021 20:25

    Në PD vetëm një doktor mund të ketë ska vend për doktor tjetër

    Përgjigju
  • Ben: 24/07/2021 19:59

    Hajde dru me pre o tej

    Përgjigju
  • graniti: 24/07/2021 19:33

    Kjo eshte fytyra e vertete e PD.. Shpellare dhe injorance...

    Përgjigju
  • Un fen ti pi: 24/07/2021 17:08

    I komentua u komentua miu i haleve.

    Përgjigju
  • Rexhep Deliranr Bule Leka [ kepi ]: 24/07/2021 17:05

    Doktor Xhelal Mziu sdi të lexoi i shkreti Lyl karalloi që me kshu lloi do të fitoi.

    Përgjigju
  • Xhelali: 24/07/2021 17:02

    Thjesht u ngaterrova pak me gërmën "ë". Po abetaren e thaj.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 24/07/2021 16:57

    Hajde Analfabet Hajde!

    Përgjigju
  • Scutari: 24/07/2021 14:55

    Si bëni edhe ju?!! Ai e ka marrë titullin doktor në kontabilitet dhe jo në gjuhë-letërsi! Jepini një kompani dhe shiheni se si e kontabilizon....

    Përgjigju
  • Elena ****** e Vorio-Epirit: 24/07/2021 13:33

    Sulmet individuale nuk jane te denja per antarin e PD-se, partia e vetme qe mund te shpetoj Shqiperine nga diktatura e Rames. Beni gati shishet molotov per revolucionin e paralajmeruar ne shtator. Rrofte Epiri i Veriut... me falni, desha te them "Rrofte Alvania". Tentakulat e OMONIAS, doni demaskime te tjera me emra konkret?

    Përgjigju
  • Ermali: 24/07/2021 12:48

    Po ajo dihet qe ky eshte babai mushkes.

    Përgjigju
    • Ermal!: 24/07/2021 20:00

      Babai mushkes eshte gamori.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston