Një tjetër imazh ofron zona afër Komunës së Parisit, përballë stadiumit "Dinamo" në Tiranë. E gjitha e veshur në art, nga duart e Eljan Taninit. Foton e ndryshimit të fasadës të ndërtesave e ka postuar kryebashkiaku Erion Veliaj, kur ndan edhe falenderimet për aktivistin Eljan Tanini. Theksojmë se ai ka lënë "firmën" Tanini, edhe në disa fasada të tjera në qytetin e Tiranës

"Ishte/është! Gjëra të vogla, me dashuri të madhe, sipas mundësisë së secilit për Tiranën! Shumë faleminderit Eljan Tanini", shkruan Veliaj në Instagram.