Në eventin e rëndësishëm të dedikuar kinematografisë dhe filmit, në mesin e shkëlqimit, takave dhe veshjeve sensuale, gjithë vëmendjen e ka rrëmbyer aktori i njohur, Billy Portner.
Ai ka kaluar në tapetin e kuq, jo me kostumin tradicional, por me një fustan që bëri të gjithë të kthenin kokën.
Pjesa e sipërme e veshjes së tij i ngjan një kostumi, ndërsa fundi ka prerjen e një fustani princeshash. Veshja e aktorit është realizuar nga stilisti Christian Siriano.
‘Në Oskar duhet të vishesh mirë’ ka pohuar aktori lidhur me veshjen e tij të veçantë që po përflitet gjerësisht.
Kjo nuk është hera e parë që ylli amerikan zgjedh të vishet ndryshe nga rryma, duke cilësuar modën si një mundësi për të shprehur lirshëm veten e tij.