Harrojnë gruan brenda vetes dhe vishen si djem për të fituar ‘pak liri’, tradita shumëvjeçare në Afganistan kërcënohet nga Talebanët

Harrojnë gruan brenda vetes dhe vishen si djem për të fituar ‘pak liri’, tradita shumëvjeçare në Afganistan kërcënohet nga Talebanët

Tradita “Bacha Posh

AFGANISTAN- Të kesh trurin dhe trupin e një gruaje krenare dhe ta ‘shtypësh’ atë për ‘liri’, në një vend ku kjo fjalë i përket vetëm burrave, Afganistanin është një traditë.

Paradoksale, të “shtypesh” gruan brenda vetes për liri?!

Këtë kanë bërë shumë grua e vajza, kur Afganistani është pushtuar nga Talebanët, pas Luftëra Sovjetiko-Agfane në vitin 1980, pasi jeta për ato ishte e tmerrshme.

Talebanët i ndaluan gratë dhe vajzat të shkonin në shkollë pas moshës 8-vjeçare, të dilnin në publik pa një të afër të gjinisë mashkullore dhe të paveshura me burka.

E kush guxonte t’i shkelte rregullat? Kushdo që të guxonte dhunohej dhe vritej publikisht.

Kështu lindi tradite e “Bacha Posh", që në Dari do të thotë “Vajzë e veshur si djalë".

Çfarë do të thotë kjo? Një familje mund të caktojë një vajzë për të jetuar si një djalë, duke fituar kështu liritë e tij. Liritë, që për ne janë përditshmëria jonë, si arsimi, puna, sporti dhe e drejta për të qëndruar jashtë vetëm.

Disa familje, mund të caktojnë një “Bacha Posh” nëse familja nuk ka djem, për ta lehtësuar ata nga “KY TURP”!

“Një turp” që mund ta “shpëlajnë” vetëm duke fshehur gratë e familjes dhe duke i bërë ata burra të vërtet!!!

Kjo është tradita e pabarazisë therëse mes djemve dhe vajzave në Afganistan, e cila jeton edhe sot.

Të vishesh dhe të sillesh plotësisht si një djalë! Kjo është e vetmja mënyrë për të fituar një copëz lirie për disa...për të marrë një shije lirie.

Por edhe kjo liri e censuruar, sot është në rrezik, është duke u kërcënuar nga Talebanët...edhe kjo po kërcënohet si çdo gjë!

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/09/2021 00:15

    Ngjan me traditen shqiptare te Veriut,me burrneshat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale