Këngëtari Butrint Imeri është vënë në fokus të portaleve ditët e fundit, pasi po përflitet se ai ka nisur një romancë të re me një 22-vjecare, me të cilën ndau edhe foto dhe video në profilin e tij në instagram.
Butrinti u shfaq pak kohë më parë krah një vajze dhe kaq u desh që të aludohej për një romancë të re, pavarësisht se vajza nuk dihej se kush ishte.
Këngëtari i njohur ka publikuar disa fotografi nga pushimet në Meksikë, në një prej të cilave ai shfaqet i shoqëruar nga një femër në bikini e cila qesh në krahët e tij. Imazhi vetë tregon se bëhet fjalë për të dashurën e tij të re.
Vajza ‘misterioze; që ka pozuar krah këngëtarit është nga Venezuela dhe quhet Emily Acevedo dhe ajo është shumë e re, vetëm 22 vjeç.
Pak ditë më parë këngëtari ndau në profilin e tij një video me bukuroshen 22-vjecare, duke bërë kureshtarë ndjekësit e tij, nëse bëhet fjalë për një lidhje mes tij dhe vajzës në video apo ajo është thjesht pjesë e ndonjë videoklipi të ardhshëm. Ata u shfaqen të lumtur në një makinë duke kënduar një këngë të Rihannës.
Kujtojmë se Imeri është përfolur shpesh për romancat e tij në showbiz-in shqiptar, e sidomos për lidhjen e tij me moderatoren Kiara Tito.
1/3
M.T/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?
-
Po
91.1%
-
Jo
4.8%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 5798
Lajme të tjera
-
Luiz Ejlli: Më përdorën familjen dhe Kiarën për të më ulur dhe sulmuar
7 Maj, 10:42
-
Kiara lë spitalin, publikon pamjet emocionuese me vogëlushen: Koha që burri im të bëjë 'babin hot'
2 Maj, 20:44
-
Një ditë pas lindjes, Kiara Tito publikon foto bashkë me të bijën
1 Maj, 17:30
-
Publikohet për herë të parë fotoja e Luizit me vajzën
1 Maj, 11:21
-
Kiara Tito sjell në jetë vajzën, çifti na zbulon emrin e veçantë (FOTO)
30 Prill, 12:29
-
Krah njëri-tjetrit Luizi dhe Kiara japin lajmin e shumëpritur
28 Prill, 15:19
-
Vajza 15 vjeçare e Ben Affleck dhe Jennifer pranon publikisht: ‘Jam trans’
10 Prill, 15:13
-
Në pritje të bebit, Kiara dhe Luizi na prezantojnë me shtëpinë e re
10 Prill, 11:44
-
'Ka shtuar 25 kg dhe Luizi nuk fle me të', Kiara Tito tregon sikletet e shtatzanisë
6 Prill, 08:02
-
Së shpejti pret të bëhet nënë, Kiara Tito nostalgjike, publikon një video nga fëmijëria e saj
1 Prill, 16:14
-
‘I vetmi rast që s’ka nevojë për ADN, se dihet që është vajza jote’, Luiz Ejlli zbulon bisedën me gjinekologun gjatë kontrolleve të Kiarës
16 Mars, 21:45
-
Nga planet për shtëpi të re deri tek emri i vajzës, Luizi dhe Kiara rrëfejnë gjithçka
19 Shkurt, 11:18
SA MIRE KE BO QE E KE HARRU
Përgjigju