TIRANE - “Libri Universitar”, “Parku Rinia”, “21 dhjetori”, “Zogu i Zi”, “Brylli”, “ Staciobni i Trenit”, “Komuna e Parisit”, “Don Bosko”, “Medreseja dhe pranë Shkollave e kopshteve. Janë këtë vendet ku çdo qytetar mund të dhurojë diçka për njerëzit në nevojë.
 
Nisma e Bashkisë së Tiranës deri tani ka rezultuar e suksesshme, ku shumë qytetarë i janë përgjigjur thirrjes.
 
 Kryebashkiaku Erion veliaj ka publikuar në profilin e tij në “Facebook”, hartën ku secili mund të dhurojë diçka që nuk i duhet.
 
“10 vendet ku secili prej nesh mund të dhurojë diçka për njerëzit në nevojë. Edhe me pak ndihmë nga gjithsecili, mund të ndryshojmë shumë , - shkruan Veliaj në rrjetet sociale.
 

harta njerezit ne nevoje

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)