TIRANE-Në zgjedhjet 2017 do të ketë një hartë të re elektorale. Më shumë deputetë do të ketë në Tiranë e Durrës, u hiqet nga një mandat Korçës, Beratit e Kukësit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot ndryshimet në mandatet e qyteteve, ku gjithsej do të jenë 140 deputetë.
KQZ ndau numrin e mandateve në bazë të përllogaritjes së bërë duke iu referuar numrit të popullsisë së dhe formulës së përllogaritjes së mandateve. Sipas ndarjes së re, në Qarkun e Beratit të Kukësit dhe të Korçës të ketë përkatësisht nga një mandat deputeti më pak.
Këto mandate kalojnë 2 për qarkun e Tiranës dhe një për qarkun e Durrësit.
Kështu harta elektorale do të jetë ndryshe në zgjedhjet e ardhshme.
Në bazë të një përllogaritje që ka bërë komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore rezulton se ka ulje të numrit të popullsisë në qarkun e Kukësit dhe KQZ miratoi sot që këtij qarku ti hiqet 1 mandat dhe nga 4, të zbresë në 3, edhe qarku i Beratit do të ketë të njëjtin fat duke zbritur numri i mandat, nga 8 në 7 e po ashtu Korça nga 12 në 11.
Këto tre mandate deputetësh pritet të kalojnë në dy qarqet më të mëdha në atë të Tiranës dy mandate më shume duke u bërë nga 32 në 34 dhe atë të Durrësit që bëhet 14 nga 13 që ishte në zgjedhjet e fundit parlamentare të 2013.
Lëvizjet e popullsisë dhe lindshmëria foshnjore ishin arsyet që çuan në ndryshimin hartën e mandateve të deputetëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.7%
-
Pak
12.1%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 1071
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ hap tenderin për votën e diasporës, 10 mln euro për kompaninë postare
22 Mars, 15:54
-
Berisha mashtrim 'madhështor' për të 'vjedhur' fondet e shtetit! Fut kandidatët e PD me siglën e aleatëve që të 'vjelin' KQZ-në
22 Mars, 12:54
-
KAS rrëzon ankimimin e Goxhaj me shumicë votash: Nuk do të ketë shkronja kapitale dhe mbiemra bold
21 Mars, 17:53
-
Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ shpërndan fondin rreth 1.3 mln euro për partitë! PS merr pjesën më të madhe, Basha 'përjashtohet'! Ja sa shkojnë për PD e të tjerat
21 Mars, 13:16
-
KQZ urdhëron degën e Bashës të heqë simbolet e Partisë Demokratike nga ambientet e Njësisë 8 në Tiranë! Koalicioni Euroatlantik e zbaton (VIDEO)
21 Mars, 12:57
-
Vota e diasporës/ Fleta e mbështjellë me 3 zarfe sigurie, KQZ: Mos bëni asnjë shënim! Dërgojeni brenda 3 ditësh
20 Mars, 16:47
-
Hilja e PD/ Kandidatët regjistrohen nën siglën e partive aleate për të siguruar fondet parlamentare, pa pasur deputetë në parlament (EMRAT)
20 Mars, 16:41
-
A rrezikohen vota të pavlefshme? Kume: Nuk duhej një fletë votimi kaq e madhe! Në Tiranë do jetë e vështirë të administrohet nga zgjedhësit
20 Mars, 14:04
-
Shpjegimi me VIDEO, si të votoni në mënyrë të saktë në fletën gjigante më 11 maj! Format e rregullta dhe gabimet që nuk duhet të bëni
19 Mars, 15:10
-
Selami Jenishehri braktis koalicionin 'Shqipëria Madhështore': Do çoj Berishën në SPAK, mori vetëm firmën, s'na pyeti për listat e kandidatëve
18 Mars, 20:23
-
Zgjedhjet/ Proda takon Celibashin në KQZ: Kush cenon procesin, do përballet me pasojat ligjore, do ndjekim çdo rast! Bashkëpunim edhe me Prokurorinë
18 Mars, 13:38
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ miraton fletën gjigante të votimit, përmasat 60 me 30 cm! Qarku i Tiranës 539 emra në fletë! FOTOT si duken
18 Mars, 12:49