Deputeti i PD, Saimir Korreshi foli për bojkotin e avokatëve për shkak të hartës së re gjyqësore dhe kolapsit në sistemin gjyqësor. Pas kritikave për hartën e re gjyqësore, Korreshi tha se qytetarët nuk po marrin shërbim. Sipas deputetit demokrat, harta bëhet vetëm që t;i shërbejë gjyqtarëve që duan të banojnë në Tiranë dhe kanë zgjedhur si mënyrë eliminimin e gjykatave të rretheve.
“Parlamenti është bërë si han pa porta. Sot avokatët janë në protestë. Për këtë reformë në drejtësi për mënyrën si po e konceptoni këtë reformë. Sot kanë qenë në dyert e KLGJ të gjithë avokatët. Njerëzit nuk po marrin shërbim, janë bojkotuar të gjitha seancat. Ju nuk i dëgjoni. Vini këtu dhe i ndani fletë lavdërimi. Ku janë këto fletët? Si mund të jepet në këtë lloj forme. Sepse ju futët një drejtësi me gogla.
Kjo reformë dështoi që në hapat e parë dhe e tillë do të përfundojë. Ju kuptuat sesi mund ta çoni këtë sistem në kolaps sepse i interesonte kryeministrit. Prej vitesh Gjykata Kushtetuese nuk ishte funksionale. Ai sistem drejtësie që ju e bëtë çorap në këto 6 vite po mundoheni ta qepni. Nuk mund të konceptohet vetëm një gjykatë apeli kur ju ju plasi bomba te gjykata e apelit administrativ. Ju po eliminoni gjykatat e rretheve, është qesharake. Sistemi është në kolaps. Ju po e ktheni shërbim ndaj gjyqtarëve sepse të gjithë duan të vijnë me shtëpi në Tiranë. Mund të kthehet një sistem drejtësie me shtëpi në Tiranë. Po ne qytete e vogla nuk meritojmë një sistem në drejtësi”, tha Korreshi.
Lajmi kryesor:
Ministri i drejtësisë: SPAK të rrisë numrin e hetimeve kryesisht! KLGJ punë të lavdërueshme për hartën e re gjyqësore
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.3%
-
Pak
12.9%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 723
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DASH publikon raportin e ri për trafikun ndërkombëtar të narkotikëve: Grupet shqiptare luajnë rol të rëndësishëm në furnizimin e tregjeve ndërkombëtare
21 Mars, 19:52
-
Raporti i ri i DASH fundos Sali Berishën: Inkriminimi i ish-kryeministrit, sukses i SPAK! I pandehur për ‘Partizanin’, pasuroi familjen! Stafi i Trump nuk harron as shpalljen ‘non grata’
21 Mars, 18:18
-
Dosja 'Gërdeci'/ Beqiri: E lënë në heshtje, vrasja e Kosta Trebickës s’ishte aksidentale, e vrau Berisha! Një prokurore brenda SPAK i jep informacione Këlliçit
21 Mars, 17:57
-
Denoncimi i Bardhit: Mësuesit e Fierit kanë braktisur mësimin për aktivitetet e Belinda Ballukut! SPAK të ndëshkojë krimet zgjedhore
21 Mars, 13:08
-
Korrupsioni/ KE: Shqipëria bëri detyrat! Rama: Drejtësia si në 'epokën e gurit', marrje në pyetje pa audio e video! Valë tjetër reformash, vazhdojmë me hapjet e kapitujve
21 Mars, 12:42
-
Ajola Xoxa rreth 1 orë në SPAK, nuk jep sqarime: Pranoj të pyetem pasi të njihem me të gjitha aktet
21 Mars, 12:07
-
SHËNIM/ SPAK heton Veliajn për përdorimin e celularit për pak minuta në furgonin e policisë, por pse Berisha u fal kur ndërtoi për një vit një studio televizive në arrest shtëpie?
20 Mars, 19:01
-
Alibeaj në Report Tv: S'kemi financime, fushatën për ‘Djathtas për Zhvillim’ e bëj me pagën time! Ja pse vura në lista të mbyllura 2 vajzat e nënën, garancinë që u dhamë kandidatëve
20 Mars, 18:13
-
‘Mbështesim zbatimin e reformës në drejtësi’, ambasadorët austriakë të rajonit takim me Dumanin në SPAK: Pavarësia në hetim thelbësore
20 Mars, 17:47
-
Rikonstruksioni i Komisariateve, GJKKO kalon për gjykim dosjen e deputetit Plarent Ndreca dhe 15 të tjerëve (EMRAT+VENDIMI)
20 Mars, 15:20
-
Bëri aksident në gjendje të dehur në 2023, SPAK dërgon për gjykim deputetin demokrat Qani Xhafa
20 Mars, 13:56
-
Berisha i vendosur për ta shkrirë SPAK-un: Do bëjmë reformë të drejtësisë me ndihmën e Venecias dhe aleatëve tanë! Thotë se do imitojë edhe Elon Musk
20 Mars, 13:16