Harta e trojeve shqiptare,Ngjela:Ja
rrënjët e varfërisë e dobësisë tonë

Avokati Spartak Ngjela ka postuar në faqen e tij në Facebook një hartën e trojeve shqiptare. Në komentin që i bën kësaj fotoje ai shkruan se është një hartë e trojeve shqiptare që  që janë lënë në harresë nga qeveritë shqiptare që nga 1912.

Ai shkruan se varfëria dhe dhe dobësia e shqiptarëve i kanë rrënjët tek mungesa e kësaj harte, duke akuzuar qeveritarët se për pushtet kanë bërë  tregtira të shëmtuara me qeveritë e fqinjëve.

Ja këto janë trojet shqiptare që kanë lënë në harresë qeveritë shqiptare që nga viti 1912. I kanë “harruar” për të garantuar pushtetin e tyre…
Por a e keni parë se çfarë iu ka dhënë pushteti personal?
Asgjë… Janë të lëshuar rrugëve për vete sa kanë qenë gjallë disa…dhe për familiet e tyre për të gjithë bashkë…të gjithë janë të rrethuar nga një auréolé turpi dhe nga përbuzja e shqiptarëve.
A doni ta dini se ku i ka rrënjët varfëria dhe dobësia jonë?
Ja; te mungesa e asaj harte të plotë të trojeve tona dhe te pazaret e qeverive tona te korruptuara që, për pushtet, kanë bere tregtira të shëmtuara me qeveritë e fqinjëve”, shkruan Ngjela
”, shkruan Ngjela në facebook.
harta

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuri goditi fillimisht me sende të forta

Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuri goditi fillimisht me sende të forta