Harta e trupit tregon ku duan
të preken femrat dhe meshkujt

Harta e trupit tregon ku duan<br />të preken femrat dhe meshkujt
Përdorimi i mjeteve të transportit publik ose qëndrimi në vende me shumë njerëz, shpeshherë nënkupton të prekesh nga të huaj. Studiues në Universitetin e Oksfordit dhe në atë të Aaltos në Finlandë, kanë studiuar 1,368 raste nga pesë vende të ndryshme, për të kuptuar se si ndihen njerëzit kur preken në pjesë të ndryshme të trupit, në varësi të personit që i prek.

Pjesëmarrësve iu kërkua të ngjyrosin zona të ndryshme të trupit, në bazë të asaj se ku do t’i lejonin njerëzit t’i preknin (nga partnerët tek të panjohurit). Atyre iu kërkua gjithashtu të përcaktojnë zonat tabu, ku nuk do të lejonin kurrë të prekeshin! Në përgjithësi, studimi kishte rezultate të pritshme.

Sa më e afërt marrëdhënia me dikë, aq më shumë rritej ‘territori’ i prekjes. Sa më e madhe kënaqësia që ndjejmë kur na prekin në një zonë të caktuar, aq më përzgjedhës jemi ndaj personave që lejojmë të na prekin.

Studiuesit thanë se kultura kishte ndikim minimal tek rezultatet, sidoqoftë vihej re në disa raste. Psh, anglezët nuk ndiheshin mirë kur i preknin, ndryshe nga francezët, italianët, rusët apo finlandezët. Studimi tregon se kontakti mes njerëzve varet nga lidhjet emocionale që krijojnë njerëzit mes njëri-tjetrit. 
trupi i njeriut
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos