Një banesë në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Sipas raportimeve zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e incidentit. Ndërkohë nuk raportohet për persona të lënduar.

Pas njoftimit forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit.

Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit dhe të dëmeve të shkaktuara.