Kjo hartë tregon hapësirën gjigande ku vijojnë kërkimet për trupin e 29-vjeçarit Ardit Beshiri në Qafë-Burrel, i cili rezulton prej pesë ditësh i zhdukur nën masivin e dheut që u shemb teksa po punonte me eskavator.
Nga pika 1 ku ndodhet fabrika dhe pak më poshtë pika 2, ku po punonte i riu pasditen e së shtunës janë mbi 7 kilometra deri në pikën 4, ku është pika fundore e mbetjeve, ku është gjetur edhe shasia e eskavatorit.
Aktualisht forcat e kërkimit janë përqendruar në pikën 3, një hapësirë pyjore disa kilometra nga vendi ku Beshiri po punonte. Kërkimet për të gjetur trupin e 29-vjeçarit vijojnë prej 5 ditësh.
Në ndihmë ka shkuar edhe ushtria e Kosovës. Aksidenti tragjik ndodhi të shtunën, ku 29-vjeçari po punonte me një eskavator për llogari të një kompanie që operon në shfrytëzimin e kromit në këtë zonë.
Në momentin e çarjes së rezervuarit, i riu ka qenë duke punuar në anën e poshtme. Vërshimi i ujit dhe materiali rërë që ishte grumbulluar nga përpunimi i kromit e ka marrë para dhe ende nuk dihet fati i tij.


1-Fabrika e përpunimit te kromit
2-Vendi ky punonte me eskavator 29-vjeçari
3-Vendi ku po kërkohet aktualisht nga forcat për trupin e 29-vjeçarit, Ardit Beshiri
4-Vendi fundor ku kanë shkuar mbetjet. E gjitha kjo hapësira nga vendi 2 në vendin 4, mbi 7 kilometra, është hapësira ku mund të ndodhet trupi i 29 vjeçarit. Te pika 4 është gjetur shasia e eskavatorit.
Xh.D/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
53.4%
-
Keq
34.4%
-
Nuk e di
12.2%
Vota total: 678
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq, situatë problematike në 7 qarqe/ Rrugë të bllokuara, toka e banesa të përmbytura dhe evakuime nga zonat në rrezik
11 Janar, 13:27
-
Përparon gërryerja e tokës në Mirditë, rrëzohen sërish shtyllat e tensionit/ Alarmante gjendja e tubacionit ujësjellës në Rrëshen, rrezikohet shembja e një aksi rrugor
11 Janar, 09:41
-
Reshje intensive dëbore në Dibër/ Vijon qarkullimi normal, zinxhirët të domosdoshëm në disa akse! 4 njësi pa energji elektrike
11 Janar, 09:41
-
Makina bie në përroin e fshatit Dars të Klosit! Nuk gjendet pasagjeri, shoferi i dehur iku dhe nuk e ndihmoi, vihet në pranga (VIDEO + EMRAT)
10 Janar, 09:12
-
Dibër/ Shembet rruga në Unazën e Poshtme në Burrel, 1.3 mln euro investim, bllokohet qarkullimi i mjeteve (VIDEO)
9 Janar, 18:20
-
Rruga e Arbrit pa mirëmbajtje në terren, dëmtohen dy automjete nga rrëshqitja e gurëve
9 Janar, 17:56
-
Rrëshqitja e dherave, aksi Klos-Burrel u bllokua prej më shumë se dy orësh
9 Janar, 08:47
-
VIDEO/ Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, një person përfundon në spital
8 Janar, 12:11
-
Moti i keq/ Dëborë në disa akse kryesore, Policia e Shtetit: Jemi në gatishmëri! Qarkullim i vështirë, përdorni zinxhirët
8 Janar, 11:55
-
Reshjet e dëborës zbardhin qarkun e Dibrës, akset rrugore të kalueshme (VIDEO)
8 Janar, 10:41
-
Moti i keq në Qarkun Dibër/ Rëshqitje dherash dhe gurësh në aksin Burrel - Rrëshen, vështirësohet qarkullimi i mjeteve (VIDEO)
7 Janar, 15:57
-
Shkrumbohet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari i përlotur: Mbetëm në qiell të hapur mes dimrit (VIDEO)
6 Janar, 20:52