Mbizotërimi i futbollit si sporti më i ndjekur në botë është aq i qartë, sa nuk duhet të jetë surprizë për askënd që të shohë emrin e futbollit në krye të listës.
Një ndër kompeticionet më të ndjekura në botë, Kupa e Botës, ka nisur, dhe britanikët e The Independent kanë përpiluar një hartë me të dhënat e së gjithë botës, lidhur me çështjen se cili është sporti më i ndjekur. “Loja e bukur”, siç e quajnë futbollin, ka tifozë në Lindje si Japonia dhe në Perëndim si Amerika, por askund në tokë më shumë se sa në Europë, futbolli nuk është kaq popullor. Për shumicën e kombeve evropiane, kjo nuk është vetëm një lojë, por një stil jete. E në hartën e ngjyrosur me ngjyrën e futbollit, bën pjesë edhe Shqipëria.
FIFA World Cup është ngjarja e cila dominon më tepër e këtij sporti, i cili nuk është vetëm ngjarja më e ndjekur nga sportdashësit, por edhe një nga garat më të forta që qarkullojnë fitime të larta kudo në botë. (Lexo: http://www.monitor.al/nis-sot-kampionati-boteror-i-futbollit-rusi-2018-sa-perfitojne-shqiptaret/ )
Futbolli është një nga sportet më të arritshme në botë. Futbolli dominon titujt e sporteve në disa nga vendet më të mëdha të botës duke përfshirë pothuajse të gjitha vendet europiane si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Spanja, Italia etj. Në Amerikën e Jugut, futbolli është më shumë se vetëm një lojë, përfaqëson ëndrrat dhe gëzimin për fëmijët në Brazil, Argjentinë apo edhe vendet e tjera latine.
Sipas hartës së përpiluar, në SHBA sporti më i ndjekur është futbolli amerikan, në Kanada futbolli, në Amerikën e Jugut dominon futbolli me 80% dhe 20% kriket.
Kupa Botërore e Futbollit angazhoi 3.9 miliardë njerëz gjatë FIFA 2014, duke e bërë atë garën më të madhe sportive të ndjekur. Ndërsa finalja e Kupës së Botës 2014 u ndoq nga 700 milionë njerëz në të gjithë globin. Garat më të paguara sportive: 1.5 miliardë dollarë fitohet si shpërblime çdo vit në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, që është konkursi i elitës evropiane, ku marrin pjesë klube nga 54 vende. Në fakt 4 nga 5 garat me fitimet më të larta janë ngjarjet e futbollit (Liga e Kampionëve, FIFA World Cup, Europa League, UEFA Euro)./ Monitor