Një 21-vjeçar shqiptar i i identifikuar si Mateo Llupi është vrarë pas disa të shtënave me armë zjarri në Helsingborg të Suedisë. Sipas mediave suedeze,ngjarja u regjistrua gjatë orëve të mesnatës. 

Ndërkohë bëhet me dije se është plagosur edhe një e re që e shoqëronte të riun shqiptar. Sipas autoriteteve vajza është rreth të 25-ave.

Sakaq, dyshohet se i riu shqiptar ishte pjesë e një rrjeti trafikimi droge në Helsinborg dhe në rajonin Skane.

Viktima është emigrant nga Fieri, i cili ndodhej prej vitesh në Suedi së bashku me familjen e tij.

Policia ka rrethuar zonën por ende nuk ka të dyshuar për atentatin ndaj të riut shqiptar.