Harta/ Sulme të përgjakshme dhe lufta për fitore, trupat ruse shpërndahen në të gjithë territorin e Ukrainës

Harta/ Sulme të përgjakshme dhe lufta për fitore, trupat ruse shpërndahen në të gjithë territorin e Ukrainës

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka thënë se perëndimi është “gati për një krizë të zgjatur”, ndërsa trupat ukrainase rezistojnë me çdo lloj mjeti kundër forcave ruse.

Moska tani ka vendosur deri në 75% të forcës së saj pushtuese mes luftimeve intensive në të gjithë vendin. Ushtarët ukrainas po mbrohen, ndërsa pretendojnë se kanë vrarë ose plagosur rreth 5710 trupa ruse, megjithatë ende kjo shifër nuk është verifikuar.

Harta! Ku ka sulmuar dhe pushtuar Rusia në këto 6 ditët e luftës?

Trupa ruse kanë arritur të hyjnë në qytetin jugor të Khersonit , ku janë përfshirë në luftime intensive me ato ukrainase. BBC ka verifikuar pamjet e mediave sociale që tregojnë shpërthime në periferinë veriore të qytetit

Në lindje, zyrtarët në qytetin e dytë më të madh dhe të rëndësishëm në Ukrainë, Kharkiv  thonë se të paktën 10 persona janë vrarë në granatimet e qëllimshme të zonave të banuara. Presidenti Volodymyr Zelensky thotë se sulmet e Moskës kundër civilëve përbëjnë krime lufte.

Mariupol , një qytet port në Ukrainën juglindore, i është ndërprerë energjia elektrike dhe forcat ruse po e bombardojnë pa pushim në një përpjekje për të marrë qytetin dhe për të krijuar një urë tokësore midis ushtrive të tyre në rajonet e kontrolluara nga separatistët në lindje dhe Krimenë e aneksuar.

Një autokolonë masive e blinduar ruse po godet kryeqytetin ukrainas të Kievit.

Të martën pasdite, Rusia paralajmëroi se do të kryejë sulme në selinë e shërbimeve të sigurisë dhe qendrën e luftës në Kiev dhe u bëri thirrje vendasve të evakuohen

Në qytetin verilindor të Okhtyrka, deri në 70 ushtarë ukrainas thuhet se janë vrarë në një sulm artilerie ruse.

 


Lajmi kryesor:

Nata e 6 e luftës, Kievi i rrethuar! Protesta kundër Putinit në të gjithë Evropën! BE 'Ok' përjashtimit të 7 bankave ruse nga sistemi SWIFT, shpëton vetëm Gazprombank


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë