TIRANE- Partia Demokratike zyrtare shikoj me dyshim propozimin e kryeministrit Edi Rama për ngritjen e një komision reformash dhe antikorrupsioni.
Në kuvendin zgjedhor të degës 5 të Partisë Demokratike, kryetari i PD-së, Lulzim Basha e quajti ‘hartim të klasës së parë’ pr/rezolutën, ndërsa nënvizoi se lufta kundër korrupsionit nis me heqjen e imunitetit deputetëve.
“Politika që mëton të luftojë korrupsionin duhet të mbajë qëndrimet e veta e këto qëndrime nuk mund të reduktohen në hartime të klasës së parë, apo propozime për të ashtuquajtura rezoluta që në fakt nuk janë gjë tjetër veçse klithma paraelektorale të konceptuara keq, të këshilluara keq dhe të marketuara shumë dobët.
E vetmja gjë që u kemi borxh shqiptarëve është të heqim muret mbrojtëse që politika ka ndërtuar për të mbrojtur të korruptuarit në gjirin e saj. Prandaj bashkë me propozimet tona për të fuqizuar SPAK në parlament ndodhet dhe amendamenti për të hequr imunitetin parlamentar. Ky është qëndrim që ndan ditën nga nata e fjalët nga vepra.
Për të ndarë të bardhën nga e zeza, heqja e imunitetit parlamentar është shërbimi më I drejtëpërdrejtë që I bëhet shqiptarëve në luftën kundër korrupsionit. E kështu nuk do të rriskojmë më që kur numri 2 I Edi Ramës të kapet me presh në duar të ketë dy javë kohë derisa shokët e shoqet e tij të votojnë heqjen e imunitetit ai ka marrë me radhë të gjithë vendet e BE-së dhe është larguar nga drejtësia” tha sot Basha.
Në ditën e Drejtësisë, kryedemokrati Lulzim Basha vuri theksin tek vetingu i politikanëve duke shtuar se zyrtarët e korruptuar i kanë shkaktuar 2 miliardë euro shtetit shqiptar vetëm vitin e kaluar.
Komente

