Hartimi i Planit kombëtar të turizmit
Ekonomi kërkon ndihmën e OBT

Hartimi i Planit kombëtar të turizmit<br />Ekonomi kërkon ndihmën e OBT
Ministrja e Ekonomisë së Zhvillimit Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi është takuar me  Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Tabel Rifai, me  të cilin kanë shkëmbyer disa ide rreth zhvillimit të sotëm ekonomik të Shqipërisë dhe veçanërisht zhvillimit të turizmit si dhe i ka kërkuar mbështetje nga institucioni që drejton për hartimin e planit kombëtar të turizmit. 
 
Plani kombëtar i turizmit dhe strategjia e zhvillimit të turizmit janë dy dokumente strategjike, detyrime ligjore, që rrjedhin nga ligji “Për turizmin”.
 
Aktualisht, Strategjia për zhvillimin e turizmit është në proces rishikimi.  Në këtë takim, Ministrja Ekonomi dhe Sekretari i Përgjithshëm i OBT diskutuan mbi zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes qeverisë Shqiptare dhe Organizatës Botërore të Turizmit.  
 
Rifai i ka siguar mbështetjen për të bërë ndërgjegjësim në rang global të përpjekjes që po bën Shqipëria për të zhvilluar turizmin në vend dhe për ta promovuar atë në rang rajonal dhe global.
 
Gjatë takimit u shkëmbyen ide edhe për të asistuar Shqipërinë e në drejtim të hartimit të llogarive kombëtare në fushën e Turizmit (Tourism Satellite Account), I cili është një instrument i ri statistikor i projektuar për të matur ndikimin e turizmit në ekonominë e një vendi.  
 
Duke qënë se turizmi është i vështirë dhe kompleks për t’u matur statistikisht pasi përmban në vetvete një amalgam industrish të tjera si: transporti, hoteleria, bar dhe restorante, produkte kulturore karakteristike etj., lindi nevoja dhe u përcaktua rëndësia e projektimit të një metode që të analizojë të gjitha bashkëveprimet e këtyre industrive me turizmin. Për këtë është quajtur Llogari Satelitore (TSA)pasi merr në shqyrtim të gjithë aktorët që ndër veprojnë.
 
Rifai shprehu përgëzimet e tij për Ministren Ekonomi për detyrën e saj të re krye të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe vlerësoi arritjet e Shqipërisë në fushën e turizmit.

Nga ana e saj, Ministrja Ekonomi shprehu falënderimet e saj për mbështetjen dhe kontributin që ka dhënë Organizata Botërore e Turizmit për vendin tonë, për zhvillimin e sektorit të turizmit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)


 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Moska vendos Zelenskyn në listën e të kërkuarve

Moska vendos Zelenskyn në listën e të kërkuarve