Hartohet strategjia e migracionit për vitet 2024-2030, do mbështetet riintegrimi për azilantët shqiptarë të kthyer nga vendet e BE-së

Hartohet strategjia e migracionit për vitet 2024-2030, do mbështetet riintegrimi për azilantët shqiptarë të kthyer nga vendet e BE-së

Foto ilustruese

Azilantëve shqiptarë të kthyer nga vendet e BE-së parashikohet t’u sigurohen mundësi të reja punësimi dhe arsimimi profesional, me qëllim riintegrimin e tyre.

Ministria e Brendshme, në projektvendimin e publikuar në konsultimet publike “Për miratimin të strategjisë kombëtare për migracionin 2024-2030 dhe planit të saj të veprimit, 2024- 2026” synon të nxisë migrimin e rregullt nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare.

Fokus i zbatimit të strategjisë do të jetë nxitja për kthimin vullnetar dhe rintegrimin e të larguarve drejt vendeve të Be-së, por edhe për të parandaluar hyrjet e parregullta të shtetasve të huaj në Shqipëri.

Mbështetja për riintegrimin e shtetasve të kthyer nga emigracioni do të sigurohet nëpërmjet vlerësimit të nevojave dhe vështirësive që ata hasin, me qëllim adresimin e tyre në mënyrë efektive.

Fillimisht parashikohen ndërhyrje nëpërmjet fushatave informuese për emigrantët shqiptarë mbi mundësitë e tregut të punës në Shqipëri, si dhe publikimin e adresave të sporteleve të migracionit në zyrat e punës dhe në bashki, ku ata mund të drejtohen për të marrë këto shërbime.

Projektakti promovon faktin se zhvillimi i politikave efektive për migracionin për arsye punësimi, do të rrisë ndikimin pozitiv të migracionit në zhvillimin socioal- ekonomik kombëtar/lokal.

“Nëpërmjet ndërhyrjeve konkrete do të synohet që deri në vitin 2026 të përmirësohen mekanizmat institucionalë, financiarë, bankarë dhe fiskalë, për të nxitur kanalet formale të dërgesave dhe përdorimin e tyre si burim investimi e zhvillimi. Gjithashtu do të shtohet lufta kundër informalitetit, sidomos në tregun e punës, duke ndikuar edhe në shkurajimin e fluksit emigrator.

Projektakti parashikon nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërmjet strukturave që zbatojnë marrëveshjet e ripranimit dhe strukturave që ofrojnë shërbime punësimi, formimi profesional, ndihmës ekonomik, sociale me qëllim orientimin e personave të ripranuar në shërbimet e kërkuara.

Strategjia synon parandalimin e migracionit të parregullt nga shtetasit e huaj në Shqipëri.

Rritja e numrit të të huajve që hyjnë dhe qëndrojnë në Shqipëri për motive të ndryshme ka sjellë nevojën që institucionet përgjegjëse të bashkëpunojnë ngushtësisht, me qëllim vlerësimin e politikave/programeve dhe të kuadrit institucional mbi aksesin në shërbimet për imigrantët.

Gjithashtu nëpërmjet projektaktit do të hartohet një kuadër për vlerësimin e detajuar të statusit të zbatimit të konventave të ratifikuara dhe ndikimit të tyre në garantimin e të drejtave të imigrantëve.

Kostoja e përgjithshme e përllogaritur për zbatimin e planit të veprimit të dokumentit strategjik të Migracionit 2024 – 2030, për periudhën e parë 3-vjeçare është rreth 727,9 milionë lekë, ose rreth 6,6 milionë euro.

Për periudhën afatmesme 2024-2026, shpenzimet e planifikuara në buxhetet e institucioneve përgjegjëse janë rreth 391,8 milionë lekë, të cilat janë planifikuar në buxhetin vjetor dhe Programin Buxhetor Afatmesëm 2024-2026./ Monitor

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë