Has/ 4 të rinj tentojnë të vjedhin dyqanin, pronari i qëllon me armë gjahu, plagos dy prej tyre! Më herët kishin vjedhur dhe një lokal

Has/ 4 të rinj tentojnë të vjedhin dyqanin, pronari i qëllon me armë gjahu, plagos dy prej tyre! Më herët kishin vjedhur dhe një lokal

Një tentativë vjedhje e një dyqani në Has nga 4 të rinj të moshës 15 vjeç, ka përfunduar me plagosjen e dy prej tyre. Të rinjtë kanë tentuar të vjedhin dyqanin e Sadri Shatrit por gjatë tentativës janë pikasur nga pronari, i cili ka qëlluar me armë gjahu, duke plagosur dy prej 15-vjeçarëve,  L. M. dhe R. M., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes policia ka arrestuar 4 të rinjtë, R. M., L. M., O. V. dhe E. V., të moshës 15 vjeç, banues në fshatin Peraj, Helshan dhe Krumë.

Në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar edhe pronarin Sadri Shatri, i cili qëlloi me armë gjahu, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".

Të rinjtë më 30 janar 2021, në fshatin Helshan, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur edhe një lokal në pronësi të U. I.

Pas kontrollit, policia ka sekuestruar automjetin tip "Volkswagen" i përdorur nga 4 të rinjtë, 4 aparate celulare, një armë gjahu çifte në pronësi të pronarit S. Sh., si dhe një karikator me 27 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë