HAS - Babë e bir kanë humbur jetën pasi kanë rënë në kontakt me korentin. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 të paradites së sotme në fshatin Vranisht të komunës Fajza në rrethin e Hasit.
Burime të policisë bëjnë të ditur se babë e bir kanë tentuar të vënë në punë një pompë për vaditje, por kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike gjë që u ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasve Isuf Mazreku 59 vjec dhe djalit të tij Kreshnik Mazreku, 30 vjec.
Familjarët dhe të afërmit e tyre janë përpjekur t’u vijnë në ndihmë, por ka qenë tepër vonë, pasi kontakti me korentin ka qenë fatal.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com