Ne Bashkinë Has si pasojë e borës qe ka pushuar dhe stuhive te fuqishme u bllokuan disa segmenteve rrugore dhe përkeqësimin e lëvizjes ne gjitha rrugët. Konkretisht është bllokuar rruga Cahan- Kishaj që lidhet me qendrën e qytetit te Krumes.
Po kështu gjatë natës se djeshme është bllokuar rruga Sefoll që lidhet me qendrën administrative Fajaza. Janë marr masat nga strukturat e Bashkisë dhe është punuar për hapjen e kësaj rruge dhe aktualisht është e kalueshme me vështirësi.
Po punohet për pastrimin e rrugës ne një lagje te fshatit Golaj. Ne dy njësit administrative Gjinaj është një rruge problematike qe kalohet me veshtirësi Domaj - Gjinaj.
Dy njësitë administrative Fajaza dhe Gjinaj, mungon energjia elektrike. Po vazhdohet me hedhjen e kripës ne rrugët kryesore dhe dytësore te qytetit te Krumes. Janë hapur rrugët e Fajzave dhe Golaj. Po vazhdohet puna për hapjen e rrugës Cahan. Po hidhet kripe ne dy segmente të rrugëve Zahrisht e Vlahen.
Lajmi kryesor: