HAS - Një fëmijë 5-vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor, pasditën e sotme në aksin Has-Kukës. Autovetura tip Benz më targa AA 084 BM që drejtohej nga shtetasi A. Memishaj që udhëtonte në aksin Krume-Kukës në afërsi të fshatit Zahrishtë është përplasur më një tjetër mjet.
 
Si pasojë e përlasjes ka gjetur vdekjen fëmija i mitur dhe kanë ngelur fëmija tjetër i familjes dhe dy prindërit.
 
Drejtuesi i mjetit dhe djali 5-vjecar që kanë mbëtur të lënduar janë dërguar në spitalin e Kukësit, ndërsa bashkëshortja e A. Memishajt është sjellë më urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
 
Blutë e Kukësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)