Një punonjës i policisë rrugore në Has është dhunuar nga një drejtues motorri, të cilit i kërkoi dokumentat e mjetit me të cilën po qarkullonte në rrugë.
 
Ngjarja ka ndodhur në Has, kur Fatlind Qema 22-vjeç i indinjuar që polici rrugor i kërkoi dokumentat e motorrit e goditi atë me grusht në krye të detyrës.
 
Dhunimi i policit ka ndodhur pasi drejtuesi i motorrit e ka pasur mjetin e tij pa dokumenta ndërkohë që ka qenë duke ecur me shpejtësi.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)