Hasani në Bruksel: Mesazhi që vjen nga Tirana është i qartë: Jemi gati për BE

Hasani në Bruksel: Mesazhi që vjen nga Tirana është i qartë: Jemi gati për BE

Igli Hasani

 Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në Konferencën BE-Ballkani Perëndimor organizuar nga Miqtë e Evropës në Bruksel.

I pranishëm në konferenca BE-Ballkani Perëndimor, ministri i Punëve të jashtme Igli Hasani ka folur për angazhimin e Shqipërisë për t’u bërë anëtarë e Unionit pa kushte.

Mesazhi që vjen nga Tirana është i qartë: Jemi gati për BE. Është koha që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e BE-së”, tha Hasani.

Ministri theksoi se, Ballkani Perëndimor është sot një realitet tjetër krahasuar me 30 vite më parë.

“Falë Evropës dhe SHBA-ve, vendet e Ballkanit Perëndimor po trokasin në dyert e BE-së për t’u bërë anëtare”, theksoi ai.

Hasani nënvizoi se, Shqipëria është e mirë përgatitur dhe gati për sfidat që e presin përpara”.

Sa i takon angazhimit të BE në rajon, Hasani u shpreh se, “presim rezultate konkrete” KE është institucioni më i fuqishëm që vazhdon të mendojë strategjikisht”, tha ai.

Gjatë samitit të këtij viti, do të ofrohet mundësia për të reflektuar mbi sfidat, rreziqet dhe pasiguritë më urgjente që ka përjetuar rajoni në vitin 2023 dhe të identifikohen perspektivat e tejkalimit të tyre përmes një sërë rekomandimesh politikash.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

FOTO+VIDEO/ Mijëra protestues kundër Vuçiçit ‘derdhen’ në sheshin Slavija në Beograd

FOTO+VIDEO/ Mijëra protestues kundër Vuçiçit ‘derdhen’ në sheshin Slavija në Beograd