Hasani në takimin e Nivelit të Lartë të Grupit ‘Miqtë e Ballkanit Perëndimor’ në Romë: Shqipëria, angazhim të palëkundur për stabilitetin rajonal dhe integrimin në BE

Hasani në takimin e Nivelit të Lartë të Grupit ‘Miqtë e Ballkanit Perëndimor’ në Romë: Shqipëria, angazhim të palëkundur për stabilitetin rajonal dhe integrimin në BE

Igli Hasani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” në Romë, i cili kishte në fokus diskutimet për sigurisë e përbashkët duke rritur bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, si dhe prioritetet që çojnë në përshpejtimin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor; Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë znj. Kaja Kallas; Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, znj. Marta Kos; Zëvendëskryeministri, dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, z. Antonio Tajani – njëherësh vend organizator i këtij takimi; si dhe anëtarët e BE-së të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”. 

Ministrat ranë dakord për rëndësinë e ringjalljes së politikës së zgjerimit dhe intensifikimin e fokusit strategjik të BE-së në rajon, veçanërisht duke marrë parasysh sfidat gjeopolitike aktuale. Lufta në Ukrainë dhe kërcënimet në rritje për sigurinë kanë treguar se integrimi i Ballkanit Perëndimor është thelbësor për sigurinë e Europës.

Sipas Ministrit Hasani, është thelbësore që Ballkani Perëndimor të vazhdojë të tregojë performancë të lartë në proceset integruese evropiane. “Unë shoh një angazhim të vërtetë në të gjithë rajonin dhe jam i sigurt se bashkëpunimi i rregullt, samitet, takimet e nivelit të lartë do të jenë ura të rëndësishme për të hapur rrugën përpara. Për sa i përket Shqipërisë, ajo ka angazhim maksimal me rrugëtimin e saj drejt BE-së, ndërsa është në rrugën e duhur për të hapur të gjithë grup-kapitujt brenda vitit 2025, si mbylljen e negociatave deri në vitin 2027”, u shpreh Ministri Hasani. 

Hasani theksoi gjithashtu rolin kritik të rajonit në sigurinë europiane, me Shqipërinë që tashmë bashkëpunon në infrastrukturë, menaxhimin e migracionit dhe kërcënimet hibride. Ai u shpreh se Shqipëria do të organizojë Samitin e Gjashtë të Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj 2025 në Tiranë, dhe se kjo është një mundësi kyçe gjithashtu për të diskutuar gjithashtu edhe sfidat e përbashkëta të sigurisë. Në këtë drejtim, ai ripërsëriti angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për të kontribuar në stabilitetin rajonal dhe misionet e udhëhequra nga BE. 

Ministrat diskutuan Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke e njohur atë si një hap përpara, por duke theksuar se ai nuk mund të zëvendësojë procesin politik të anëtarësimit në BE, i cili mbetet qëllimi kryesor.

Takimi theksoi rolin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” në mbështetje të aspiratave të rajonit për integrimin në BE. Shqipëria, së bashku me partnerët e saj rajonalë, mbetet e angazhuar për të punuar ngushtë me BE-në për të siguruar integrimin e plotë të rajonit deri në vitin 2030.

Në Grupin e Miqve të Ballkanit Perëndimor bëjnë pjesë Austria, Greqia, Italia, Kroacia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Sllovenia.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’