TIRANË – Geron Hasenbelli iu dorëzua drejtësisë italiane e cila e ka vënë përballë akuzave të organizatës kriminale, prostitucionit dhe trafikut të drogës.
41-vjeçari nga Fieri u ekstradua nga Interpol Tirana nga Rinasi për në Itali, pasi Gjykata e Milanos kish lëshuar urdhër arresti ndaj tij.
Veprat penale për të cilat akuzohet Hasenbelli
“Organizatë kriminale"
"Ndihmë dhe nxitje prostitucioni"
"Krime të lidhura me drogën”
Sipas Kodit Penal italian, për këto vepra Hasenbelli rrezikon deri në 30 vite burg.
Geron Hasenbelli u arrestua së bashku me vëllain e tij, Mikelin, më 25 korrik të këtij viti në Elbasan.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com