PRISHTINE-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mandatuar për formimin e qeverisë së re Ramush Haradinajn.
Pasi koalicioni siguroi votat e nevojshme për qeverinë, Thaçi i dha mandatin Haradinajt që të niste punën për kabinetin e ri.
“Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë.
Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion” shkruan Thaçi.
Pas dështimit të gjashtë radhazi të seancës parlamentare sot më në fund u zgjidh ngërçi dhe Kuvendi i Kosovës do të ketë sërish kryetar të saj Kadri Veselin.
Zgjedhja e kryetarit i hapi rrugën formimin të qeverisë së re, që sipas Veselit do të votohet ditën e shtune.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com