VIDEO-Hashim Thaçi në Kosovë, Gjykata Speciale i dha leje të vizitojë babanë në spital  

KOSOVË-Pas tri herë refuzimesh, Gjykata Speciale ka miratuar kërkesën e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për t'u kthyer në Kosovë. Leja është dhënë për arsye humanitare, pasi babai i tij ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Thaçi ka mbërritur në Prishtinë dhe ka vizituar babanë e tij, i cili po trajtohet në Klinikën e Mjekësisë së Brendshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Gjatë vizitës, ai është shoqëruar nga forca të shtuara sigurie, siç parashikohet nga protokollet për rastet e tilla.

Më herët, Gjykata Speciale kishte refuzuar disa kërkesa të njëpasnjëshme, me arsyetimin se gjendja shëndetësore e babait të Thaçit nuk justifikonte një kthim të menjëhershëm. Megjithatë, përkeqësimi i fundit i situatës ka bërë që trupi gjykues të rishqyrtojë vendimin dhe të japë lejen për një vizitë të kufizuar.

Ky është një zhvillim që vjen në një moment të ndjeshëm për Thaçin, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, ku po përballet me akuzat e ngritura ndaj tij nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ende nuk dihet se sa ditë do të qëndrojë Thaçi në Kosovë dhe nëse do të lejohet ndonjë vizitë tjetër jashtë institucioneve shëndetësore, por burime jozyrtare thonë se qëndrimi i tij është i kufizuar dhe i kontrolluar rreptësisht nga autoritetet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:03
Thaçi viziton babanë e sëmurë në spitalin e Prishtinës/ Mjekët e duartrokasin, largohet mes brohoritjeve “UÇK, UÇK”

Thaçi viziton babanë e sëmurë në QKUK, largohet mes brohoritjeve “UÇK, UÇK” Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një vizitë emocionale treorëshe pranë babait të tij të sëmurë në ambientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë. Vizita u krye në kuadër të një leje të posaçme humanitare të dhënë nga Gjykata Speciale në Hagë, ku Thaçi ndodhet në paraburgim.

Në përfundim të vizitës, ish-lideri i Partisë Demokratike të Kosovës u prit me entuziazëm nga dhjetëra qytetarë dhe mbështetës që ishin mbledhur në ambientet e jashtme të QKUK-së. Me brohoritjet “UÇK, UÇK” dhe “O Hashim, o hero, krejt Kosovën këtu e ke”, qytetarët shprehën mbështetjen e tyre ndaj Thaçit, ndërsa ai largohej i shoqëruar nga stafi mjekësor dhe agjentët që e kishin transferuar nga Haga për vizitën.

Vizita e Thaçit u realizua pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të babait të tij gjatë javëve të fundit. Gjykata Speciale konfirmoi se qëndrimi i tij në Kosovë është zhvilluar nën mbikëqyrje të rreptë, duke theksuar karakterin humanitar të lejes së dhënë.

“Në përputhje me udhëzimet e trupit gjykues dhe gjykatëses së procedurës paraprake, është organizuar një vizitë nën mbikëqyrje për Hashim Thaçin, për të takuar babain e tij në Kosovë. Gjatë kësaj vizite, i akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara,” thuhet në njoftimin zyrtar të Gjykatës.

Ky moment ka risjellë në vëmendje lidhjen emocionale të figurës së Thaçit me qytetarët dhe simbolikën e tij për një pjesë të madhe të shoqërisë kosovare, në një kohë kur procesi gjyqësor ndaj tij vijon në Hagë.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Bilbao përmbys 3-1 Romën dhe e eliminon nga Europa League

VIDEO/ Bilbao përmbys 3-1 Romën dhe e eliminon nga Europa League