KOSOVË- E hëna është një ditë shumë e rëndësishme për qytetarët në Kosovë. Sipas mediave Kosovare, presidenti Hashim Thaçi është nisur nga aeroporti i Tiranës rreth orës 15:00, për t’u intervistuar nesër në Hagë, për akuzat që janë ngritur kundër tij për krime lufte. Thaçi do të mbrohet nga avokati britanik Geoffrey Nice.

Ai do të shkojë aty si president, teksa ka deklaruar se nëse akuzat e ngritura ndaj tij do të vërtetohen, atëherë do që dorëhiqet. 

Thaçi së bashku me kreun e PDK-së, Kadri Veseli u thirrën në Hagë pas akuzave të ngritura për krime lufte. Aktakuza u bë publike pak para vizitës në SHBA të Thaçit, gjë të cilën kreu i shteti e cilësoi si një minim të paqes Kosovë- Serbi.