Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se deklaratat e disa zyrtarëve serbë ndaj viktimave civile të luftës “e dëmtojnë dialogun” dhe “i minojnë përpjekjet e përbashkëta për pajtim”.
Në një postim në Twitter, Thaçi tha se deklaratat fyese të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, dhe të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, ndaj viktimave civile të luftës, të vrara nga regjimi i Millosheviqit, “janë dëshmi se Serbia nuk i ka ndryshuar ende politikat e saj fashiste ndaj Kosovës”.
Daçiq, së voni, ka bërë disa deklarata, që në Kosovë janë konsideruar si kërcënuese për serbët që i bëjnë të ditura lokacionet e shqiptarëve të varrosur në territorin e Serbisë.
“Mos u merrni me amerikanët, gjermanët, turqit dhe gjithë të tjerët. Çfarë të bëjmë me serbët, të cilët flasin budallallëqe të ndryshme, iu tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve se ku janë të varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë”, ka thënë Daçiç për një televizion në Serbi.
Vulin, në anën tjetër, duke reaguar ndaj një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Shqipërisë, që Porti i Durrësit t’i takojë Kosovës, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vazhdon me përpjekjet e tij për të krijuar një “Shqipëri të Madhe”.
Vulin, duke iu drejtuar shqiptarëve me termin pezhorativ dhe nënçmues “shiptari”, ka thënë se vetëm serbët e bashkuar mund ta ndalojnë formimin e “Shqipërisë së Madhe”.
Sondazhi i ditës:
Arrestohet Dako, Po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën ndaj korrupsionit?
-
Po
25.8%
-
Jo
66.3%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 1345
Lajme të tjera
-
Tensionet në veri, Isa Mustafa për Report Tv: Çështja të zgjidhet me zgjedhje të reja, të marrë pjesë dhe Lista Serbe! Kurti s’ka pasur koordinim me ndërkombëtarët
6 Qershor, 15:31
-
VIDEO/ Serbët dhe pjesëtarët e KFOR-it në Leposaviç masin forcën e tyre me tërheqje litari, ja kush fitoi
6 Qershor, 13:51
-
Kujdes Albinin
6 Qershor, 12:41
-
Tensionet në veri, Anton Berisha: Kurti si Lenini! Me kinse pseudopatriotizmin e tij po dëmton Kosovën
6 Qershor, 12:40
-
"The Economist" për Albin Kurtin: Provokoi në mënyrë të parashikueshme protestat dhe injoroi thirrjet e diplomatëve perëndimorë
6 Qershor, 12:17
-
Escobar i prerë: Asociacioni nuk varet nga Kurti, a pret Kosova për integrim deri kur kryeministri t’i zbatojë obligimet? Ja qëndrimi ynë për Vuçiç
6 Qershor, 09:49
-
Pasi i bënë 3 kërkesa Kurtit, Escobar dhe Lajçak takim 'kokë më kokë' me Osmanin! Kryeministri i Kosovës: Të ndalet dhuna dhe zhvillojmë zgjedhjet
6 Qershor, 07:24
-
Tensionet në veri të Kosovës, Krasniqi: Kurti po mundohet të heqë vëmendjen nga shqetësimet reale! Kulla: Të bashkëpunojë me opozitën ose të dorëhiqet
5 Qershor, 22:08
-
U sulmua me gurë, KFOR-i ndihmon policinë e Kosovës të largojë makinën e bllokuar nga protestuesit serbë në Zveçan
5 Qershor, 17:10
-
Gazeta gjermane artikull për tensionet në veri të Kosovës: Politikat e Kurtit në përputhje me planet serbe për destabilizimin e rajonit
5 Qershor, 15:09
-
Kurti: Putini është i obsesionuar me Kosovën, po hetohet ndikimi i 'Ujqërve të Natës' dhe 'Wanger' në sulmet e majit
4 Qershor, 23:01
-
Mero Baze: Vuçiç duhet të marrë shembull nga Albin Kurti si ndihmohet Serbia
4 Qershor, 19:56