Hasmëria në Mamurras, Hetimi
Jetmir Llani falsifikoi vizën greke

Hasmëria në Mamurras, Hetimi<br />Jetmir Llani falsifikoi vizën greke
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë nis hetimet e thelluara ndaj Jetmir Llanit i dyshuar për atentatin e së dielës në Fushë Mamurras ndaj vëllezërve Shkreta, ku njëri mbeti i vrarë dhe tjetri i plagosur. Shqiptarja.com (print) shkruan sot se policia ka nisur rihetimet ndaj Jetmir Llanit edhe në lidhje me vrasjen e Mark Shkretës më datën 19 korrik. Ky fakt është konfirmuar nga zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Policisë së Shtetit. "Informacioni ynë operativ dhe nga burime shumë të besueshme është se Jetmir Llani nuk ka hyrë realisht në shtetin helen në kohën kur pretendonte, por ai ka mundur që të regjistrojë të dhëna fiktive në sistemin kufitar TIMS. Ne kemi nisur verifikimet për këtë rast, sepse nëse Llani ka gjetur bashkëpunëtor në policinë kufitare për t'i hedhur të dhënat fiktivisht në sistem, ai nuk mund të ketë patur miq dhe në postën kufitare greke e cila si rregull ka vulosur dhe pasaportën e tij. Ne kemi dërguar për ekspertim vulat greke në pasaportën e Llanit pasi dyshojmë seriozisht se bëhet fjalë për vula false dhe jemi në pritje të analizave dhe ekspertimit", - kanë thënë për Shqiptarja.com. Përveç Llanit duket se të dyshuar të tjerë në aksionin për falsifikimin e vendqëndrimit të tij janë edhe dissa efektivë të policisë kufitare që mund ta kenë ndihmuar atë në krijimin e një alibie shumë të fortë. "Nëse të dhënat tona operative rezultojnë të vërteta atëherë kemi të bëjmë me një ngjarje me pasoja të rënda. Kjo ndodh pasi alibia e qëndrimit në Greqi i dha atij lirinë për të kryer dhe dy vrasje të tjera", - thanë dje burimet policore.

FALSIFIKIMI

Burime të mirëinformuara nga policia i kanë thënë Shqiptarja.com se në pikën kufitare ku është regjistruar dalja për në Greqi e Llanit, në momentin e kalimit të tij ishte i stakuar sistemi i vrojtimit me kamera. "Janë bërë disa verifikime dhe kemi zbuluar se në momentin që është regjistruar kalimi i Llanit sistemi i kamerave ishte stakuar pasi kishte defekt. Na ndodh shpesh që në rastet e dyshimta të ndjekura prej nesh të na thonë se sistemi i kamerave ka qenë i stakuar. Por shpresojmë në analizën laboratorike të vulës greke në pasaportën e tij", - vazhduan burimet.

EKSPERTË NGA TIRANA PËR HETIMIN NË KURBIN

Ngjarja e rëndë e ndodhur të dielën pasdite ku mbeti i vrarë Gentian Shkreta dhe u plagos vëllai i tij Aurel Shkreta ka angazhuar në një operacion të gjërë policinë e Kurbinit, Lezhës dhe Tiranës, ndërsa në aksion për kapjen e autorëve u përfshinë edhe agjentë të krimeve të rënda.

 Ndër personat që dyshohen si autorë të ngjarjes së rëndë janë dhe shtetasit Jetmir Llani, babai i Indrit Llanaj, djalit 9 vjeçar i cili mbeti i vrarë më 5 qershor, nga ku ka dhe fillesën hasmëria mes fiseve Shkreta dhe Llani. Në kërkim është dhe Muharrem Llani, vëllai i Jetmirit, dhe xhaxhai me të cilin Indriti ndodhej në makinë mesditën e 5 qershorit kur iu bë dhe atentati nga vëllezërit Shkreta. Të dy personat konsiderohen me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore dhe me një rreth të gjerë miqësie dhe lidhjesh që mund tu garantojë atyre daljen nga Shqipëria.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi