Hat-trick i Bale çon madilenët në finalen e Kupës së Botës për klube

Hat-trick i Bale çon madilenët në finalen e Kupës së Botës për klube

Futbollisti Gareth Bale

Real Madrid ka mposhtur në gjysëm finalen e Kupës së Botës për klube japonezët e Kashima Antlers me rezultatin 1-3. Ka qenë uellsiani Gareth Bale i cili ka shënuar 3 golat për madrilenët të cilët kanë mbyllur llogaritë me japonezët që në fillimin e pjesës së dytë. Bale shënoi një gol në pjesën e parë në minutën e 44 dhe dy në pjesën e dytë në minutat e 53 dhe 55. Për japonezët golin e ‘nderit’ e shënoi Shoma Doi në minutën e 78.

Reali me këtë fitore shkon në finalen e Kupës së Botës për klube e cila prej dy vitesh zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kampionët e Europës do të përballen me kampionët e Azisë, Al-Ain, skuadër e cila udhëhiqet nga ish-mbrojtësi kroat Zoran Mamiç.

Spanjollët tani do të përballen me vendasit e Al-Ain në Zayed Sport City Stadium ditën e shtunë ndërsa Kashima Antlers do të përballet me River Plate, të eleminuar nga Al-Ain një ditë më parë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati “të lëshojë” numërimin në KQZ

Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati “të lëshojë” numërimin në KQZ