Haxhi Lleshi 'Nderi i Dibrës'/ PD: Turp historik, me urdhër të tij u ekzekutuan qindra të pafajshëm, të anulohet titulli

Haxhi Lleshi 'Nderi i Dibrës'/ PD: Turp historik, me urdhër të tij u ekzekutuan qindra të pafajshëm, të anulohet titulli

Ish-deputetja demokrate Dhurata Çupi

Haxhi Lleshi është nderuar me titullin 'nderi i qarkut të Dibrës' pas vdekjes, ndërsa Partia Demokratike ka reaguar duke e cilësuar këtë vendim si turp historik duke bërë thirrje që të anulohet. Ish-deputetja demokrate Dhurata Çupi në një postim në Facebook thotë se  dhënia e një titulli të tillë 'për xhelatin e dibranëve dhe familjeve me emër matjane është i papranueshëm'. Çupi shprehet se nuk mund të dekorohen 'xhelatët- me urdhër të cilëve janë ekzekutuar dhjetra e qindra të pafajshëm'.

"Titulli i nderit për Haxhi Lleshin: Nje turp historik. Një turp që duhet anulluar. Nuk mund të dekorohen xhelatët- me urdhër të cilëve janë ekzekutuar dhjetra e qindra të pafajshëm. Ky është rikthim në antivlerat dhe anti-njerëzit e komunizmit. Një turp për Shqipërinë e 2019 dhënia e titullit te "nderit të Dibrës : ish Kryetar i Presidiumi të Kuvendit Popullor , ish- sekretarit të parë dhe anëtar i ish- Komitetit Qëndror, Haxhi Lleshi. Bijtë e ish komunistëve, tashmë në pushtet, nuk po lënë figurë të sistemit gjakatar komunist, pa e kujtuar dhe rikthyer në piedestal.

Një turp historik, vlerësimi dhe titujt për individë që me urdhëra direkte kane vrarë e ekzekutuar dhjetra të pafajshëm gjatë regjimit komunist. Dhënia një titulli të tillë për xhelatin e Dibranëve, dhe familjeve me emer Matjane, është i papranueshëm dhe duhet të anullohet një orë e më parë. I bëj thirrje Kryeministrit të kërkojë anullimin e urdhërit të tij për këtë akt të turpshëm të qarkut të Dibrës. Koha e komunistëve dhe bijve të tyre ka marrë fund para 30 vitesh. Promovimi i tyre nga ky pushtet, pas 3 dekadave është i papranueshëm" deklaron Çupi.

Vendimi per dhenien e titullit te nderit

Por kush ishte Haxhi Lleshi? Ai ka qenë figurë politike shqiptare. Haxhi Lleshi përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”. Në vitet 1920 - 1926 punoi si çoban në vendlindje. Më 1926 - 1931 ndoqi shkollën fillore, më pas ndoqi një klasë gjimnaz në gjuhën shqipe dhe të dytën e të tretën në gjuhën serbo-kroate në shehër të Dibrës.

Në vitet 1940 - 1941 internohet nga jugosllavët në Vranjë dhe Shkup. Në vitet 1941 - 1942 qëndroi në Peshkopi e Mat. Në qershor të 1942 është komandant i një çete në Peshkopi. Më 1943 bëhet anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë. Në vitet 1943 - 1944 është anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Më 1944 - 1946 anëtar i KANÇ-it dhe ministër i Punëve të Brendshme. Më 1946 - 1948 qe ministër pa portofol.

Gjatë kohës që ishte në krye të MPB nënshkroi autorizimin për dërgimin e mijëra kosovarëve të Shqipërisë së Mesme, nga Tirana, Durrësi, Lushnja e Kavaja për t'ia dorëzuar organeve të UDB-së në Tiranë. Më 1948 - 1949 qe kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit. Më 1949 - 1953 shërbeu si drejtor i Drejtorisë së Personelit në Ministrinë e Mbrojtjes. Në të gjitha legjislaturat nga 1946 deri më 1992 u zgjodh deputet. Më 1953 - 1982 qe president i Presidiumit në Kuvendin Popullor. Më 1966 - 1991 qe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Në shkurt të 1991, anëtar i Këshillit Presidencial. U burgos për genocid. Vdiq në Tiranë më 1998

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali Korabit: 23/12/2019 22:39

    A i ke la breket moj xhulse kur zen ne goje gjith ate burre?

    Përgjigju
  • tini: 23/12/2019 21:08

    Nese ka burr qe i jep emer dibres, eshte heroi i popullit Haxhi Lleshi.Flet ti qe nuk kap as nje rreze drite te figures se tij.Mos harro se kur Saliu e futi ne burg Federata ruse i dha medaljen e heroit te luftes se dyte boterore.Turp kur flet dhe kjo .Bej referendum ne vend qe te llapesh per figuren e tij dhe shikosh qe shumica e dibraneve do e votojne

    Përgjigju
  • Tironci: 23/12/2019 19:45

    Haxhi LLeshin e keni brenda pertise tuaj! Babaj i juaj shpirteror krimineli Berisha.

    Përgjigju
  • Raul: 23/12/2019 19:22

    Ne fakt duhet të dekorohet kryegangsteri i pd le**elis Flamur Herman Geringu komandanti i naziskineve të Mamurrasit se në dibër me bandën e tij bëri terror në zgjedhjet e kaluara.

    Përgjigju
  • O tej: 23/12/2019 17:51

    Haxhi Lleshit burrit te Dibres ju nuk bani sa bajne hallatet e tij o bachella te historise.

    Përgjigju
  • Xha Teme: 23/12/2019 16:34

    Haxhi Lleshi i ben nder Dibres dhe Shqiperise. Kukuvajkat e organizates tribale SHQUP kane vene kujen per koken e tyre qe vetem e vodhen dhe e vrane kete popull.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës