PD: Bushka të japë dorëheqjen si kryetare e ‘Ligjeve’

PD: Bushka të japë dorëheqjen si kryetare e ‘Ligjeve’

Dhurata Çupi

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e Klotilda Bushkës si kryetare e Komisionit të Ligjeve.

Nënkryetarja demokrate e ligjeve Dhurata Çupi tha se ky komision nuk mund të zvarritet nga prangat e Veliajt.

‘Si nënkryetare e Komisionit të Ligjeve, jam shumë e keqardhur për qëndrimin antishtet të mbajtur nga Kryetarja e Komisionit të Ligjeve gjatë hetimit të miqve të saj politikë dhe të biznesit, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa. Pengimi i hetimeve, duke ndihmuar në shkatërrimin e telefonit si mjet për provat e korrupsionit të çiftit Veliaj-Xoxa. Pengimi i hetimeve duke orientuar dëshmitarët të japin dëshmi të rreme. Pengimi i hetimeve për të mësuar se kompania guackë e Ajola Xoxës kishte adresën e shtëpisë së Kryetares së Komisionit të ligjeve. Të gjitha këto akte janë të dënueshme moralisht, politikisht dhe penalisht.

Por ndërsa me pjesën penale le të merret SPAK-u, si opozitë, kemi detyrimin të ngremë zërin kundër keqpërdorimit të Parlamentit dhe Komisionit të Ligjeve në aferën korruptive të Erion Veliajt. Komisioni i Ligjeve, Këshilli i Mandateve, Sekretariati për procedurat votimet dhe etiken, është keq përdorur këto vite për të mbrojtur paligjshmërinë e Edi Ramës përmes ligjeve me porosi, dënimit me porosi të opozitës apo mbrojtjen me porosi të mandateve antikushtetuese. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, duhet të japë dorëheqjen’, tha ajo.

Deputetja socialiste Klotilda Bushka, njëherazi kryetare e Komisionit të Ligjeve është nën hetim nga SPAK. Bushka, është vënë nën hetim nga SPAK pasi akuzohet se ka penguar zbulimin e së vërtetës lidhur me hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u arrestua më 10 shkurt, me urdhër të SPAK

S.B/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Nesër mot i keq, pezullohet lundrimi i tragetit Durrës-Bari-Durrës! Dy ditë ndalim për peshkarexhat dhe mjetet e vogla, më datë 25 mars rikthehen

Nesër mot i keq, pezullohet lundrimi i tragetit Durrës-Bari-Durrës! Dy ditë ndalim për peshkarexhat dhe mjetet e vogla, më datë 25 mars rikthehen