Pas një orvatje dhe zvarritjeje të gjatë, Partia Demokratike më në fund ka publikuar edhe listën e votave për Primaret e Qarkut të Tiranës.
Surpriza ka qenë emri që kryeson këtë listë me vota, Hysen Kadiu, me 913, që ndiqet nga ish-deputeti Klevis Balliu, që pretendon një tjetër karrige në Parlament pas mungesës së gjatë.
Hijet e dyshimit rriten me faktin se një prej kandidatëve, Alqi Xhafa, ka marrë zero vota (0), duke mos votuar as për veten e tij!
Ndjekin më pas këshilltari në PD, Grigels Muçollari me 666 vota, deputetja Jorida Tabaku me 651, Ilir Alimehmeti me 603, ish-kryepolici Arjan Hoxha me 521, ap Ervin Minarolli me 508.
Por bien në sy edhe emra të njohur me një numër jo të mirë votash sipas pritshmërive, teksa Myslim Murrizi ishte i pari që pati pretendime për manipulime të dyshuara, duke kërkuar ripërsëritjen në Paskuqan dhe Vorë. Ai renditet në listë me 400 vota.
Mes emrave që nuk kanë dalë mirë janë deputeti Asllan Dogjani me 179 vota, Orjela Nebiaj me 47 vota, Dorjan Teliti me 117, Adriana Kalaja me 153, e cila gjithashtu ka akuzuar Berishën duke pasur pretendime, Edit Harxhi me 146, Aleksandër Biberaj me 48, apo dhe deputetja Dhurata Çupi me 354.
Bie në sy edhe prezenca e emrit të Andi Mustafaj, djalit të ish-deputetit dhe ministrit të PD, Besnik Mustafaj, me 414 vota apo Salvador Kaçaj, ish-kryekomunari i Shëngjinit, me 256 vota.
Pragu i votave për Tiranën është 144 vota dhe e kalojnë 26 kandidatët e parë të renditur në listën më poshtë.
Sipas të dhënave zyrtare të KOKOE në PD, në këtë proces morën pjesë 13.052 anëtarë të PD nga Tirana, ndërsa në rang kombëtar votuan gjithsej 50,854 anëtarë. Por shifrat mbeten gjithmon% të dyshimta, pasi ka munguar transparenca e listave të anëtarëve.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet
Lajmi kryesor:
Primaret/ PD publikon me vonesë rezultatin për qarkun e Tiranës! Ja si u VOTUA në 12 qarqet, ‘shpërblehen’ besnikët e Berishës si Gjin Gjoni
