Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto priti sot në takim Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme të Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj.
Ministri Haxhinasto dhe Hoxhaj ndanë mendimin për forcimin e përpjekjeve për integrimin më të shpejtë ekonomik mes dy vendeve.
Ministri Haxhinasto theksoi nevojën për gjallërimin e jetës ekonomike në Rrugën e Kombit për të shërbyer si një aset i përbashkët kombëtar dhe arterje zhvillimi për dy vendet. Ai u shpreh në këtë takim mbi nevojën dhe domosdoshmërinë e hedhjes së hapave konkretë për liberalizimin e mëtejshëm ekonomik dhe rritjen e përmasave të tregut të përbashkët. Ai dhe Hoxhaj diskutuan për lidhjen hekurudhore mes dy vendeve, për studimin e së cilës tashmë është paraqitur kërkesa pranë ËBIF (Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor).

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi bashkëpunimin dypalësh dhe intensifikimin e shkëmbimeve ekonomike, në fushat konkrete të bashkëpunimit për infrastrukturën dhe transportin.
Palët ndanë vlerësimin e përbashkët se procesi i Berlinit është një mundësi konkrete për zhvillimin e infrastrukturës së rajonit dhe integrimin real të tij
/Shqiptarja.com