Haxhinasto inspekton punimet në aksin Vorë-Hani i Hotit: 40% e aksidenteve nga mos respektimi sinjalistikave
TIRANË, 19 Nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka ndjekur punimet e projektit për vendosjen e sinjalistikës në aksin rrugor Vorë- Hani i Hotit, me një gjatësi 115 kilometra. Ndalesa e ministrit Haxhinasto ishte në Gjadër të Lezhës, ku duke folur për mediat ju bëri apel drejtuesve të automjeteve dhe kalimtarëve që të […]
TIRANË, 19 Nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka ndjekur punimet e projektit për vendosjen e sinjalistikës në aksin rrugor Vorë- Hani i Hotit, me një gjatësi 115 kilometra.
Ndalesa e ministrit Haxhinasto ishte në Gjadër të Lezhës, ku duke folur për mediat ju bëri apel drejtuesve të automjeteve dhe kalimtarëve që të respektojnë sinjalistikën. Pasi shifrat zyrtare tregojnë se 40 % e aksidenteve rrugore, shkaktohen nga mos respektimi i tabelave dhe sinjalistikës.
Ministri Haxhinasto theksoi se qëllimi kryesor I këtij projekti është qëndrueshmëria dhe efikasiteti i investimit, duke theksuar se ky projekt do të reduktojë ndjeshëm aksidentet.
"Besoj se ky projekt që kap aksin rrugor Vorë-Han i Hotit, do të ketë ndikim dhe ulje të ndjeshme të numrit të aksidentevë. Pavarësisht nga kjo përfitoj nga rasti për t'i bërë një apel të gjithë qytetarëve: Duhet pasur kujdes nga këmbësorët, nga ata që drejtojnë motoçikletat, nga drejtuesit e automjeteve të cilët dalin nga rruga në mënyrë të pashpjegueshme, ose që janë duke folur në telefon apo janë të lodhur, sepse statistikat tregojnë, se rreth 40% e numrit të aksidenteve i përket këtyre kategorive", tha Haxhinasto, gjatë prononcimit të tij.
Sipas Ministrit të Transporteve, ky është një nga projektet e rëndësishme që Autoriteti Rrugor Shqiptar realizon këtë vit. "Është një segment rreth 115 km nga Vora deri në Shkodër dhe më tej, në Hanin e Hotit. Ka një vlerë prej 485 mln lekë të reja, 5 mln lekë të reja, është një investim i konsiderueshëm. Sigurisht që kërkesa jonë është që cilësia të jetë maksimale, që qëndrueshmëria e këtij investimi të jetë sa më e gjatë, me qëllim që ky investim të ketë efikasitet dhe ti ëshërbejë sa më shumë rrugës, ti ëshërbejë sa më shumë qytetarëve që përdorin këtë segment të rëndësishëm të rrjetit tonë rrugor", përfundoi Ministri Transporteve.
/a.g/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4259
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24