Haxhinasto inspekton sinjalistikën
rrugore në Rrogozhinë-Kapshticë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transporteve, Edmond Haxhinasto ka inspektuar këtë të premte vendosjen e sinjalistikës në aksin rrugor Rrogozhinë-Kapshticë. Ai tha se siguria rrugore është prioritet i qeverisë, ndërsa shtoi se duhet rivlerësuar standardi i rrugës dhe zgjidhje për këtë mund të shërbejë mbyllja e rrugës me shina mbrojtëse. 

"Haxhinasto sot po inspektojmë një aks të rëndësishëm të segmentit Kapshticë-Rrogozhinë një investim i rëndësishëm i sigurisë rrugore që shkon rreth 1 miliard lekë të reja për ta sjellë në një standard europian sinjalistikën e rrugës. Siguria rrugore për ne është prioritet dhe prandaj një pjesë e konsiderueshme nga ARRSH janë drejtuar drejt kësaj sigurie. Kemi kërkuar që të zbatohen me rigorozitet cilësia e rrugës me standardet e duhura por gjithashtu vlen të theksohet se standardi i rrugëve ka nevojë për rivlerësim që të mos pengojë biznesin apo edhe zonat e banuara pasi standardi i rrugës kërkon edhe elementë që mund të jetë mbyllja e rrugës me shinat mbrojtëse. Kjo është detyrë që duhet zgjidhur që edhe standardi të ruhet por edhe biznesi mos i krijohet probleme", tha kreu i Transporteve.  
 
Haxhinasto i bëri thirrje qytetarëve që të mos dëmtojnë sinjalistikën rrugore, pasi pasojat e një veprimi të tillë mund të rezultojnë katastrofike për përdoruesit e rrugës. "Heqja e një tabele dhe vjedhja e saj jo vetëm që nuk është funksionale, por krijon kushtet e një aksidenti me pasoja të rënda. I bëj thirrje banorëve të këtyre zonave të jenë të përgjegjshëm dhe të mos dëmtojnë sinjalistikën por edhe kujdesin e drejtuesve të mjetit të respektojnë normat e lëvizjes. Ndërhyrja me mbikalime dhe nënkalime është e kushtueshme. Ne në planin tonë e kemi me sinjalistikë dhe nëse respektohen këto nuk ndodhin aksidente. Kjo sinjalistikë është e parashikuar nga projekti që po zbatohet. Në rastet ku kemi situata të reja që janë pa leje përkatëse duhet të gjendet një zgjidhje me sinjalistike. Kjo bëhet me qëllim që siguria të jetë sipas standardit. Standardi i këtyre rrugëve ka nevoje për rishikim. Në të gjitha projektet jemi duke ndërhyrë për të dhënë kushte me të mira të standardeve të rrugëve ne vend", tha Haxhinasto.  
 
Ministri i Transporteve ka komentuar edhe debatin kryesor të ditës, atë për reformën në drejtësi.
 
"Politika do të marrë vendimin në kohën e duhur sipas vendimit të duhur. Kjo do të thotë që kryesore është që ne të realizojmë me konsensus reformën në drejtësi me qëllim që efektet e saj vërtetë të përmirësojnë standardet e shtetit shqiptar", tha ministri Haxhinasto.  

Redaksia Online
Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen