TIRANE, 13 Nëntor/ATSH/- Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës do të investojë gjatë vitit 2015 në projektet në ndërtim, që sipas ministrit Haxhinasto numërohen 76 në total.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Transportit dhe Infrastruktures, Edmond Haxhinasto gjatë prezantimit të projektbuxhetit përpara Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.
Nga ana tjetër një pjesë e rëndësishme e buxhetit do të shkojë edhe për pagesat e prapambetura ndaj bizneseve. Një shqetësim tjetër i ngritur nga deputetët në komision ishte edhe përfundimi i Unazës së Madhe të Tiranës, një projekt që po zvarritet prej vitesh.
Buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës në total për vitin 2015 është rreth 40 miliardë lekë. Rreth 4.4 miliardë janë parashikuar të shkojnë për mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore.
Gjatë vitit 2015 synohet ulja ndjeshëm e aksidenteve rrugore, duke përmirësuar sinjalistikën dhe mirëmbajtjen e njollave të zeza, si dhe përfundimi i disa akseve kryesore. Ky sektor ka prioritet rritjen e sigurisë së qarkullimit rrugor, duke synuar arritjen e standardeve evropiane dhe uljen e aksidenteve rrugorë, si: përmirësimin e komponentëve të sigurisë rrugore me sinjalistikë dhe përmirësimin e pikave të rrezikut (përmirësimi i sigurisë dhe sinjalistikës rrugore në superstradën Tiranë - Durrës dhe segmentin Kashar - Rinas, përmirësimi, rifreskimi i sinjalistikës vertikale/horizontale në akset kombëtare, menaxhimi e mirëmbajtje e pajisjeve dhe operimit të tunelit të Thirrës dhe të Krrabës). Shtrirjen më tej të procesit të dhënies me koncension të mirëmbajtjes rrugore (pritet që të fillojë dhënia me koncension e shërbimit të mirëmbajtjes së autostradës Milot - Rrëshen -Morinë, me gjatësi 115 km). Vënien në eficiencë të rrugëve që lidhen me zonat turistike të vendit si: rrugët lidhëse me bregdetin Jug-Perëndimor (Llogara - Sarandë), Qafë Thanë - Lin - Pogradec - Tushemisht, rrugës së Valbonës (B.Curri - Margegaj - Dragobi - Valbonë), Gjinarit, Shishtavecit, etj.
Ndërtimin e rrugëve që lidhen me zonat kufitare, si: vazhdimi i punimeve për ndërtimin e rrugës Librazhd - Q.Studë - Ura e Çerenecit, Ersekë - Leskovik, etj.
Me financime të huaja parashikohet të realizohen ndërtimi By Pass-it Fier 22 km dhe By Pass-it Vlorë 29 km (financime BERZH & BEI dhe delegacioni i BE), përfundimi i rrugës Fier (Levan) - Tepelenë 70 km (BEI & BERZH), nd?rtimi i By Pass-it Shkozet (F.Kuvajtin & F.Saudit) dhe i Nyjes s? Vor?s (F. Kuvajtian). Ndër projektet e reja që parashikohen të zbatohen me financim të huaj gjatë periudhës së
PBA-së janë projekti i Bankës Botërore për mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore (nevojat e financimit për këtë projekt do të dalin me përfundimin e punës së konsulentit për përgatitjen e projektit, që parashikon ruajtjen e aseteve rrugore, për të siguruar investimin e madh të Qeverisë shqiptare në rrjetin rrugor kombëtar dhe në rrugët sekondare/lokale), ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, By Pass-i Vlorë, Rrogozhinë, Tepelenë, etj./a.gjonaj/./a.g/