BERAT - Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto tha sot në lidhje me çështjen e imunitetit se Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) është kundër referendumit popullor për këtë kauzë.
Sipas Haxhinastos, zgjidhja për imunitetin mund të vijë në Parlament, ndaj për LSI konsensusi mes palëve mund të shmangë referendumin.
“LSI nuk është për referendum, por për konsensus mes palëve. Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbështesë heqjen e imunitetit brenda parlamentit”, deklaroi zv.Kryeministri, Edmond Haxhinasto.
Ministri i METE, Haxhinasto tha se politika shqiptare duhet të fokuset në çështjen e integrimit konform Kushtetutës, dhe kjo sipas tij, duhet të realizohet me heqjen e imunitetit.
“Politika të fokusohet dhe të realizojë në mënyrën më të shpejtë të mundshme heqjen e imunitetit për të ecur në çështjen e integrimit konform Kushtetuës”, - tha Zv. Kryeministri dhe Ministri i METE, Edmond Haxhinasto.
Deklarata e Haxhinastos erdhi nga qyteti i Beratit në një takim me biznesin fason, teksa i vlerësoi ata si punëdhënësit më të mëdhenj në vend ku numërohen mbi 160 000 të punësuar”.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com