Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ka pritur në një takim nën kryetarin e Bashkisë së Torinos, Claudio Lubatti, dhe përfaqësues të kompanisë së transportit italiane “GTT”. Në takim u diskutua për përforcimin e bashkëpunimin në transportin ndërqytetas, por edhe shkëmbimin e eksperiencës në monitorimin dhe kontrollin e trafikut. Lubatti, i paraqiti ministrit përshëndetjet e kryetarit të Bashkisë së Torinos, Piero Fassino dhe e njohu me marrëdhëniet e shkëlqyera që bashkia ka me komunitetin shqiptar atje.
/Shqiptarja.com









