TIRANE - Ministrat e Transportit të rajonit me ftesë të ministrit shqiptar, Edmond Haxhinasto, janë mbledhur në një tryezë të përbashkët në hotel ‘Sheraton’, ku u theksua rëndësia e akseve të përbashkëta rajonale për forcimin e marrëdhënieve mes vendeve të rajonit.
Haxhinasto është në këtë konferencë baskë me homologët e Kosovës, Malit te Zi dhe Maqedonisë.
Në fjalën tij, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto foli për rëndësinë e korridorit të 8 dhe përfundimin e disa projekteve të nisura si aksi i rrugës Tiranë- Elbasan etj.
E rëndësishme sipas tij, “është dhe realizmi i një studimi të përbashkët për lidhjen hekurudhore me Kosovën, që do t’i shërbej jo vetëm dy vendeve tona por edhe rajonit.”
Ai tha se, “do të kërkojmë të kemi një përfaqësues pranë Bashkimit Europian, që të ndihmojë për të realizuar mbështetjen e nevojshme dhe rritjen e vëmendjes sa i përket këtij korridori” tha Haxhinasto.
"Së bashku duhet të gjejmë fusha bashkëpunimi në sektorët e transportit dhe infrastrukturës", tha ministri Haxhinasto.
Sipas tij, ka ende shumë punë për të bërë në disa sektorë. “Kemi shumë punë për të bërë për Avacionin Civil, liberalizim më të madh të sektorit të transportit ajror, detar, etj”, deklaroi Haxhinasto.
“Rritja e sigurisë në rrugë. Përmirësime në infrastrukturën portale, funksionalizmin e aeroportit të Kukësit dhe të shikojmë mundësinë e krijimit të një aeroporti në jug” tha Hazhinasto.
Gjithashtu ministrit Haxhinasto foli edhe për forcimin e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Shkupit.
"Me kolegun maqedonas, kemi diskutuar për një lidhe të rëndësishme mes Tiranës dhe Shkupit , nëpërmjet Rrugës së Arbrit", tha ai.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com